Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazi bashkon Putin – Erdogan

Ndërkohë që tensioni midis Rusisë dhe Perëndimit është rritur në nivelin më të lartë që nga Lufta e Ftohtë, Moska po shikon mundësi të tjera për të shitur gazin e saj.

Për këtë arsye, Turqia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për të rritur kapacitetin e gazsjellësit Blue Stream në 19 miliardë metër kub gaz në vit nga 16 miliardë që është aktualisht. Ky tubacion transporton gazin rus, nëpërmjet Detit të Zi drejt Turqisë. Ministri turk i Energjisë deklaroi se janë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e kompanisë shtetërore rusë, Gazprom, ku janë diskutuar edhe çështje të tjera, si rishikimi i çmimeve, rritja e furnizimit me gaz dhe bashkëpunimi në sektorin e energjisë bërthamore.

Zyrtarët shprehen se, aneksimi i Krimesë nga Rusia ka krijuar një rrezik për Turqinë, pasi 12.5% e gazit të saj kalon nëpërmjet Ukrainës. Hapat për të parandaluar probleme me furnizimin janë diskutuar mes zyrtarëve turq dhe Alexander Medvedev, që është Drejtor i Përgjithshëm për Eksportet tek Gazprom, i cili gjendet në Ankara për bisedime. Në takim është diskutuar edhe një devijimi i kursit të gazsjellësit “Rrjedha e Jugut”, pasi Turqia tha se është e hapur ndaj një mundësie të tillë, nëse Moska e kërkon.

Gazsjellësi “Rrjedha e Jugut” parashikohet të transportojë gaz rus në Europë, nëpërmjet Detit të Zi, Rumanisë, Serbisë dhe Hungarisë, por kriza e Ukrainës e ka vënë në dyshim realizimin e këtij projekti. Rusia gjithmonë e ka konsideruar Turqinë si një pikë kyçe për të eksportuar gaz në tregjet globale. Kërkesa e Turqisë për gaz thuajse është trefishuar që nga viti 2000, në 47 miliardë metër kub dhe parashikohet rritje e mëtejshme e kërkesës pasi vihet re një rritje paralele e ekonomisë dhe popullsisë turke. Fatura vjetore e Turqisë për gaz është rreth 60 miliardë dollarë. Çështja e çmimeve të gazit do të jetë një tjetër prioritet i Turqisë, që është e varur nga importi për pothuajse të gjitha nevoja e saj energjetike.

Scan TV, 22.04.2014