Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Bankers” me teknologji të re

Kompania koncesionare më e madhe e naftës në Shqipëri, Bankers Petroleum do të aplikojë një teknologji të re për kërkimin e naftës në zonën e Patos-Marinzës.

Programi parashikon realizimin e studimeve nëpërmjet gjenerimit dhe përhapjes së valëve zanore në tokë dhe regjistrimit të dukurive që krijohen kur valët zanore reflektohen në shtresa të ndryshme të tokës. Në këtë mënyrë, krijohet një tablo 3 dimensionale për nëntokën që përdoret për kërkimin e depozitave hidrokarbure. Programi i ri ka nisur të prezantohet në qytetin e Fierit ditën e sotme për të vijuar me konsultime publike me banorët e zonës naftëmbajtëse.

Referuar prezantimit të projektit, pritshmëritë janë që nga aplikimi i teknologjisë së re të rritet prodhimi i naftës. Referuar njoftimit zyrtar, kjo mënyrë kërkimi përe naftën nuk do të ketë impakt në burimet ujore apo në tronditjen e banesave. Në rast se do të ketë ndonjë efekt negativ, kompania angazhohet për të kompensuar dëmet që mund të shkaktohen. Aplikim i ikësaj teknologjie të re kërkim vjen një kohë kur ka pasur tensione të vazhdueshme mes komapanisë naftënxjerrëse dhe banorëve që jetojnë pranë vendburimeve të naftës.

Shkak janë bërë lëkundjet e forta që kanë dëmtuar banesat. Vetë kompania ka mohuar se lukundjet vijnë për shkak të operacioneve hidrokarbure që kryen ajo, pavarësisht se banorët kanë pretenduar të kundërtën. Ndërkohë, për zgjidhjen e situatës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me kompaninë kanë vendosur sizmiometra që do të studiojnë lëukundjet për të përcaktuar më pas nëse ato vijnë si pasojë e tërmeve apo si pasojë e teknologjisë që përdoret për operacionet hidrokarbure.

Scan TV, 22.04.2014