Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqit dhe amerikanët bashkohen për naftën

“Escalera International”, një degë e “Escalera Resources” tha se, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të hyrë në një ndërmarrje të përbashkët me “AOR Albanian Rafinery”, me qëllim blerjen e pasurive të naftës dhe gazit në Shqipëri. “Ndërmarrja e përbashkët do të jetë në pronësi në mënyrë të barabartë nga të dyja palët dhe është subjekt i miratimit nga të dyja palët”, deklaroi “Escalera International” në një njoftim për shtyp të enjten. Kompania citon rezultatet e një studimi të kryer nga “Gustavson Associates” në vitin 2008, sipas të cilit Shqipëria veriore besohet të ketë 2.700.000.000.000 metra kub të rezervave të gazit natyror dhe 198 milionë fuçi naftë. “Kjo aleancë me ‘Escalera’ është e rëndësishme edhe për Shqipërinë, se me investimet tona mbështesim komunitetin”, ka deklaruar Nejat Bocnak, nëndrejtor i “Albanian Oil Rafinery” sh.a. Nëndrejtori “Bocnak”, më parë ka qenë pjesëtar i menaxhmentit të kompanisë turke “Kurum”, e njohur për investimet në metalurgji dhe së fundi për blerjen e disa HEC-eve.

Gazeta Shqip, 21.04.2014