Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Jep dorëheqjen drejtori i “Stream Oil”

“Stream Oil & Gas Ltd” njofton se Ian Baron ka dhënë dorëheqjen si drejtor i bordit të drejtorëve, për shkak të arsyeve personale. “Unë do të doja të falënderoj sinqerisht Ian Baron për përkushtimin e tij dhe udhëzimet si anëtar i bordit të kompanisë”, tha dr. Sotirios Kapotas, president dhe shef ekzekutiv. “Përvoja e tij dhe njohuritë e tij ishin të vlefshme në zhvillimin e kompanisë. Në emër të bordit dhe ‘Stream’, i uroj Ian gjithë të mirat në të ardhmen”. “Stream Oil & Gas Ltd”, është një kompani kanadeze që vepron edhe në Shqipëri, ku ka marrë me koncesion një fushë gazmbajtëse në Jug të vendit. Kompania ka qenë në qendër të kritikave të opozitës socialiste, e cila ka deklaruar se koncesioni ishte një aferë korrupsioni, për shkak se njëri nga administratorët e saj, Arjan Tartari, është partner i deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Gazeta Shqip, 21.04.2014