Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE: S’ka rrezik për livrimin e gazit rus

Komisioneri evropian për energjinë, Guenther Oettinger deklaroi sot se nuk shikonte ndonjë rrezik që livrimet e gazit rus në Evropë të preken nga sanksionet e mundshme si nga njëra anë ashtu dhe tjetra, për shkak të ”krahut të hekurt” aktual rreth Ukrainës.

“Mendimi im, bazuar mbi diskutimet e mia të shumta me shoqërinë ruse, Gazprom, është se partneri ynë rus do të përmbushë detyrimet e tij kontraktuale dhe dëshiron të furnizojë me gaz vendet e Bashkimit Evropian”, deklaroi Oettinger për ”Welt am Sonntag”.

“Ne jemi të bindur që, në rast të sanksioneve ekonomike, sektori i gazit nuk duhet të preket”, deklaroi komisioneri.

”Gjiganti rus, Gazprom përbën rreth 25 për qind të tregut të gazit evropian”, theksoi Oettinger.

Norvegjia dhe Algjeria janë gjithashtu furnizuesit kryesorë të gazit në Evropë dhe 30 për qind e gazit vjen nga vetë Evropa, Britania e Madhe dhe Holanda”, shtoi komisioneri, Oettinger.

Koha Jonë, 20.04.2014