Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri bullgar: BE ka dështuar në politikën energjetike

Duke komentuar mbi politikën e BE-së kundër ndryshimeve klimatike, ministri bullgar i ekonomisë argumentoi se autoritetet po propozonin objektiva të reja mjedisore deri në vitin 2030, të cilat në total nuk binin dakord me perspektivat e industrisë europiane.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë së Bullgarisë, Dragomir Stoynev, ka deklaruar se politika industriale, energjetike dhe sociale e Bashkimit Europian është “një dështim i plotë”.

Gjatë një fjalimi të tij në Sofje, në një konferencë të titulluar “Alternativa sociale për Europën”, ai tha se “kolapsi” ka ndodhur pas rreth dy mandatesh të partisë së djathtë europiane “European People’s Party” (EPP).

“Ne e kemi përgjigjen, ajo që duhet të bëjmë është të marrim një vendim për ta ndryshuar këtë Komision Europian dhe Parlament Europian”, – deklaroi Stoynev, sikundër u citua nga “dnevnik.bg”.

Duke komentuar mbi politikën e BE-së kundër ndryshimeve klimatike, ai argumentoi se autoritetet po propozonin objektiva të reja mjedisore deri në vitin 2030, të cilat në total nuk binin dakord me perspektivat e industrisë europiane.

“Ne të gjithë e dimë se emisionet e dëmshme duhet të reduktohen, por, në fund të fundit, Europa është e vetme, SHBA dhe Kina nuk e mbështesin këtë politikë”, – shtoi ministri i Energjisë i Bullgarisë.

Ai pohoi se nuk kishte asnjë mënyrë për të rritur aftësinë konkurruese, kur emisionet e dëmshme vjetore të Francës ishin të ngjashme me emisionet e dëmshme të Kinës për 18 ditë.

Stoynev rekomandoi rishqyrtimin e objektivave të emisioneve, duke theksuar se nuk ka ekzistuar ndonjë kontratë botërore ndaj reduktimit të emisioneve të dioksidit të karbonit.

Ministri i Energjisë i Bullgarisë këmbënguli se reduktimet e emetimeve C02 kishin nxitur rritjen ekonomike.

Për sa i përket energjisë së ripërtërishme, Stoynev vuri në dukje se BE ka inkurajuar prodhimin e energjisë së ripërtërishme për 8 vjet, vetëm që të fillojë të bëjë thirrje për rishikim të politikës.

Ai pohoi se ka pasur edhe një problem në nivel lokal.

Stoynev sugjeroi se qeveria aktuale po përpiqet të zgjidhë problemin e krijuar nga qeveria e GERB në vitin 2012, në fushën e energjisë së rinovueshme.

Ai deklaroi se opozita nuk ka të drejtë t’i thotë kabinetit aktual se çfarë duhet të bëjë, duke pasur parasysh se ajo ka bërë një sy qorr ndaj integrimit të kapacitetit të energjisë së rinovueshme, duke rezultuar në ndërtimin e një njësie “N-plant” në sistem në tre muaj në përpjekje për të kënaqur interesat personale dhe ato të korporatave.

Stoynev fajësoi qeverinë e qendrës së djathtë GERB për normën aktuale të papunësisë, rritjen ekonomike, si dhe gjendjen e prodhimit industrial.

Ai pohoi se qeveria GERB e Kryeministrit Bojko Borisov kishte pranuar rritjen më të madhe në papunësi dhe largimin në masë të investimeve, duke shtuar se politika e re e krahut të majtë, që kishte për qëllim riindustrializimim, tashmë po i jep frytet.

Ai theksoi se BE-ja ka shpenzuar 500 miliardë euro në bankat e kursimit, por asnjë “kacidhe” në industri dhe në të njëjtën kohë kërkonte të nxiste punësimin dhe rritjen ekonomike.

Duke kujtuar se qeveria franceze kishte krijuar “Miqtë e klubit të industrisë”, ai sugjeroi se Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka përfshirë objektivin e riindustrializimit në programin e saj shumë më parë.

Ai tha se prioritetet aktuale të Bullgarisë janë zhvillimi i një industrie të bazuar në teknologji të reja, inovacione dhe efikasitetin e energjisë, duke shtuar se kjo nuk ishte e mjaftueshme për të tërhequr investime, por edhe për të krijuar kushte të favorshme.

Stoynev deklaroi se qeveria bullgare do të mbështesë riindustrializimin dhe nismën private dhe subjektet të cilat kanë mbajtur një qëndrim të përgjegjshëm ndaj punëtorëve dhe zbatimit të ligjit.

Revista Monitor, 19.04.2014