Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ hedh poshtë akuzat e gazetës

CEZ Shperndarje sqaron opinionin publik se ne artikullin e gazetes Rilindja Demokratike te dt 18.prill 2014 ku kompania akuzohet per favorizim biznesmenesh qe vjedhin energjine elektrike, ka vetem shpifje dhe te paverteta te qellimshme qe synojne te dezinformojne publikun.

Grupi i kontrollit te humbjeve te njesise elektrike Gjirokaster pas kontrolleve te ushtruara ne ambientin e godines “Alpo” Radio ne dt. 16 prill 2014 konstatoi lidhje te paligjshme direkt ne zbara te tensionit te 6 kontratave te abonenteve Aristotel Petro, Gjergji Petro, Mertir Petro dhe Milo Petro.

Nje dite me pas me 17 prill 2014 Drejtoria Rajonale e Gjirokastres se Kompanise CEZ Shperndarje beri nje kallezim penal per keta persona, te kapur me lidhje te paligjshme te energjise elektrike. Faksimilet e dokumenteve bashkangjitur kesaj deklarate, faktojne çdo veprim te nderrmarre nga punonjesit e CEZ Shperndarjes per kete akt abuziv dhe personat e perfshire ne te.

CEZ Shperndarje deklaron se ne keta 6 muaj te administrimit te ri te kompanise kane marre fund praktikat korruptive te meparshme, kur nje minister mund te nderhynte per te hequr gjoba ne rruge te kundraligjshme. Kompania CEZ Shperndarje eshte e vendosur qe te zbatoje ligjin dhe te coje perpara drejtesise te gjithe abuzuesit apo vjedhesit e energjise elektrike.

energjia.al 18.04.2014