Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zgjidhet zinxhiri i borxheve KESH-CEZ-MF

Sistemi elektroenergjetik në vend ka nisur procesin e shlyerjes së detyrimeve të ndërsjellta, duke shuar me kompensim nga ky borxh rreth 4.5 miliardë lekë.

Kompania CEZ Shpërndarje ka rënë dakord që të heqë nga lista e borxheve që i kanë institucionet buxhetore këtë shumë, ndërsa KESH ka rënë dakord që të heqë nga lista e borxheve të tij të njëjtën vlerë borxhi që kompania CEZ i kishte. Po ashtu, edhe Ministria e Financave ka vendosur të shuajë borxhin që Koorporata Elektroenergjetike i kishte kësaj ministrie për shkak të garancive të vendosura për importin e energjisë.

Në këtë mënyrë, qeveria ka ulur ndjeshëm nivelin e borxhit që ka sistemi elektroenergjetik shqiptar, që sipas zyrtarëve të qeverisë, në total arrin në 200 milionë dollarë. Në këtë mënyrë po merr zgjidhje edhe zinxhiri i ngatërrueshëm i borxheve mes institucioneve buxhetore dhe kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike. Shuarja e borxheve me kompensim, i hap rrugë nisjes së një faze tjetër, asaj të shlyerjes së detyrimeve të tjera që janë mbi shumën 4.5 miliardë lekë që është shuar me marrëveshje për faktin se është detyrim i ndërsjelltë.

Scan TV, 18.04.2014