Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, çmimi më i lartë në Europë

Ndonëse kanë të ardhurat më të ulta në Europë, shqiptarët e paguajnë karburantin më shtrenjtë, jo vetëm se fqinjët e tyre, por edhe se qytetarët e ekonomive të zhvilluara.

Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, një nga institucionet më të specializuara për krahasimin e çmimit të karburanteve, e klasifikon Shqipërinë si një nga vendet me çmimet më të larta të naftës dhe benzinës në treg.

Përkatësisht, sipas GIZ, në fund të vitit 2012, çmimi me pakicë i naftës në Shqipëri ishte 1 dollarë e 79 cent për litër, duke lënë pas Francën, Qipron, Spanjën, Kroacinë, Poloninë dhe shumë vende të tjera, ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta.

Sipas të dhënave nga GIZ, rezulton se qytetarët shqiptarë e blejnë naftën në treg thuajse me një çmim të barabartë si qytetarët e Austrisë apo edhe ata gjermanë, dy ekonomi ku standardi i jetesës është i pakrahasueshëm me atë të vendit tonë.

Në të njëjtat nivele raportohen edhe çmimet e benzinës. Por, sërish këto të dhëna i përkasin vitit 2012. Që nga ajo kohë, çmimi i karburantëve në tregun e brendshëm ka pësuar të tjera rritje, për shkak të taksave shtesë në dy vitet e fundit.

Kjo e çon Shqipërinë në majën botërore për çmimin e karburanteve, madje dhe energjisë në tërësi. Kjo pasi, sipas FMN, edhe për energjinë elektrike Shqipëria ka çmime ndër më të lartat në rajon, çka i detyron familjet shqiptare të shpenzojnë një pjesë të madhe të buxhetit për këto produkte.

Por, përtej këtij shtrenjtimi në këto nivele të energjisë, FMN shtron dhe një tjetër pyetje. Atë se cilat janë efektet e saj në rritjen ekonomike, pasi shumë studime kanë faktuar se çmimet e larta të energjisë pengojnë për rritjen ekonomike.

Top Channel, 17.04.2014