Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëbora dëmton 500 shtylla tensioni në Pukë

Reshjet e dendura të dëborës në rrethin e Pukës kanë dëmtuar rrjetin energjetik. Rreth 500 shtylla tensioni në këtë rreth janë dëmtuar ndërkohë që 250 janë rrëzuar plotësisht për shkak të ngarkesës së dëborës.

Sipas informacioneve të fundit 2000 kg përciellësa janë këputur si dhe janë dëmtuar traversa dhe izolatorë. Burime nga policia bëjnë me dije se akset rurale Ibalël dhe Fierzë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Balkan Web, 18.04.2014