Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Naftëtarët në protestë

Qindra punonjës të kompanisë ARMO në FIER dhe Ballsh zhvilluan një grevë 1-orëshe për mosplotësimin e kërkesave nga drejtuesit e kësaj kompanie.

Punonjësit e Rafinerisë së Fierit dhe Kombinatit të përpunimit të naftës në Ballsh kërkuan pagesën e pagave të prapambetura, zbatimin e kontratës kolektive, rikthimin në punë të të larguarve dhe rihapjen e repartit zjarrfikës.

Punonjësit thonë se së shpejti pritet të shkurtohen nga puna rreth 1000 punonjës. Në dy rafineritë e përpunimit të naftës në Fier dhe Ballsh aktualisht punojnë rreth 1400 punonjës.

Top Channel, 17.04.2014