Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta tregtohet pranë 110 USD

Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 110 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së tensionit në Ukrainë që e ka mbajtur primin e riskut gjeopolitik të lartë.

Me trupat ruse që janë shtuar pranë kufirit me Ukrainën, mundësitë që të arrihet një marrëveshje e shpejtë dhe paqësore në bisdimet e Gjenevës, janë të pakta.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e LOndrës u rrit me 7 cent në 109.67 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit me 45 cent në 104.21 për fuçi.

Nafta ka gjetur edhe një mbështetje tek ekonomia kineze dhe tek të dhënat mbi prodhimin industrial në SHBA.

Scan TV, 17.04.2014