Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TEC Kosova, përsëri me probleme

Në orët e hershme të mëngjesit, të datës 16 prill 2014, KEDS është lajmëruar që KEK është detyruar ta nxjerrë bllokun B1 nga prodhimi si pasojë e problemeve teknike. Furnizimi me energji elektrike është rënduar si pasojë e rënies nga prodhimi të njësisë B1. KEK konfirmon se blloku pritet të rikthehet në prodhim gjatë mesnatës.

KEDS ka bërë përpjekjet maksimale që të sigurojë energji shtesë për konsumatorët. Këtë e ka arritur dhe e ka blerë të gjithë energjinë në dispozicion e cila nisë të importohet nga ora 13:00, kur priten të zvogëlohen ndjeshëm reduktimet. Sasia e mjaftueshme ishte e pamundur të sigurohet sepse nuk ka energji as në tregun rajonal. Arsye është rritja e kërkesës për shkak të ftohjes së papritur të motit.

Përkeqësimi i motit të njëjtën kohë ka shkaktuar rreth 60 prishje në tërë territorin e vendit. Punëtorët e KEDS kanë dal menjëherë në terren dhe me përkushtimin më të madh po e sanojnë secilën prishje. KEDS kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për këtë situatë të rënduar dhe i siguron konsumatorët që po bën maksimumin që të ofrojë shërbime sa më kualitative.

Në vazhdën e kësaj janë investimet në rrjetin e shpërndarjes që po bëhen në tërë territorin e vendit. Por, KEDS ka trashëguar rrjetin e shpërndarjes shumë të vjetruar dhe kthimi i tij në gjendje të normale merr kohë më të gjatë.

energjia.al 16.04.2014