Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta bie drejt $109

Nafta Brent e Londrës ra drejt 109 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë zgjeroi sërish fitimet për shkak të përshkallëzimit të tensionit në Ukrainë.

Investitorët po presin me një interes të veçantë takimin që do të zhvillohet të Enjten në Gjenevë për të zgjidhur krizën në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po konsiderojnë sanksione të tjera ndaj Rusisë.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 19 cent në 109.2 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 1 dollar. Sipas të dhënave të publikuara në SHBA rezervat e naftës bruto u rritën me 7.6 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 11 Prill.

Nafta Bruto amerikane ra me 8 cent në 103.8 dollarë për fuçi, e presuar nga pritshmëritë se rezervat e naftës në SHBA do të shënojnë rritje.

Scan TV, 16.04.2014