Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedonia hesht për gazsjellësin South Stream

Heshtje në Qeveri për gazsjellësin “Përroi Jugor” dhe për letrën paralajmëruese që dërgoi presidentin rus Vladimir Putin, drejt 18 vendeve, mes tyre edhe Maqedonisë, ku paralajmëronte ndalimin e furnizimit me gaz nëse Ukraina nuk paguante borxhin. Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike Vladimir Peshevski nuk pati koment.

“Për këtë pyetje do të përgjigjemi kur do të kemi konferencë shtypi për këtë temë”, tha Vladimir Peshevski, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Kjo është kriza e dytë në këtë 10 vjeçar, lidhur me furnizimin e Evropës me gaz natyror rus ,për shkak të mosmarrëveshjeve midis Rusisë dhe Ukrainës rreth pagesës së tarifës që përçimit të gazit. Probleme kishte në vitin 2006 dhe 2009. Prej atëherë, vendet evropiane kërkojnë intensivisht një alternativë tjetër për varësinë nga gazi rus, përkatësisht duke analizuar projektet “NABUKO” dhe “TAP”. Nga ana tjetër Rusia favorizon projektin “Përroi Jugor”, i cila duhet të anashkalojë Ukrainën. Në Maqedoni, Qeveria nuk heq dorë nga ideja për përfshirjen në projektin “Përroi Jugor”, i cila që nga fillimi është i pasigurt dhe problematik. Megjithatë, pas zgjidhjeve të fundit, tani lideri i VMRO- DPMNE-së, Nikola Guevski, paralajmëron se është e mundur që Maqedonia të jetë pjesë e rrjetit Trans-Adriatik.

“Unë isha në Azerbajxhan, tek presidenti, isha edhe tek kryeministri rreth dy vjet më parë. Isha aty, ndër të tjera për këtë, të mos them, ndoshta çështja më e rëndësishme e vizitës. Shpreha interesimin tonë. Ata ranë dakord që të bëhemi pjesë”, deklaroi Gruevski në intervistat e asaj kohe.

Mirëpo, në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së, ky projekt nuk është përmendur aspak, përvec “Përroit Jugor”.

Alsat M, 15.04.2014