Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH, reshjet rritën kuotat në Drin

Korporata Eleketroenergjetike bën të ditur se reshjet e fundit të shiut dhe dëborës kanë rritur kuotat e Hec-eve mbi kaskadën e Drinit.

Sipas të dhënave zyrtare niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 276 metra, ku pika maksimale e tij 296 m. Prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 189 m3/s.

Niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 171.74 m, nga 175 që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 201 m3/s.

Ndërkohë, niveli i HEC-it të Vaut të Dejës është 74.4 m, nga 76 m që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 201 m3/sek ujë.

Revista Monitor, 16.04.2014