Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbulohet fondi për blerjen e energjisë

Shqipëria po përgatitet për import të energjisë elektrike në vlerë mbi 90 milionë euro, raporton Reuters. Në këtë mënyrë vendi po përgatitet për një thatësirë të mundshme. Për shkak të reshjeve të pakta, vërshimi i ujit në hidrocentrale ka rënë me 40 përqind. Ministri i Financave tha se Shqipëria ka probleme serioze me energjinë.

“Ne kemi një muaj për të gjetur burime alternative për shkak se ne duhet të importojmë 100 deri në 200 milionë euro për energji, jashtë buxhetit,” tha Cani.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri iu tha Reuters se qeveria është gati të përballet me skenarin pesimist. Një prej tyre është edhe shkëmbimi i energjisë me Kosovën. Edhe Gjiknuri tha se mund të blihet 80 deri në 90 milionë euro energji. Një zyrtar i Ministrisë së Financave i tha Reuters se qeveria e ka ndarë që tani një dorë të mirë parash për importin e energjisë.I pyetur se sa është kjo shumë, ai tha se jo më pak se 100 milionë euro. Ndryshimet në temperatura mund të reduktojnë këtë nevojë. Dhe të premten ato ranë me 7 gradë dhe në veri të vendit pati reshje dëbore. Gjiknuri tha për Reuters se qeveria po e trajton me seriozitet çështjen e humbjeve të energjisë.

“Çdo muaj kemi një reduktim të humbjeve. Nëse bën një krahasim, në tetor ne humbisnim rreth 53- 53 përqind, tani këto humbje janë në nivelin 42 përqind,” tha Gjiknuri.

Koha Jonë, 12.04.2014