Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“CEZ”, investim në Paskuqan

Një nga problemet më të mëdha të kompanisë CEZ Shpërndarje është vendosja e ligjshmërisë në pagesat e energjisë për zonat informale. Një nga këto është Paskuqani, një komune, me 13 mijë banorë, vetëm pak KM larg nga Unaza e kryeqytetit, ku rreth 70 % e popullsisë nuk e paguan energjinë. Kompania CEZ në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore, për të minimizuar humbjet në rrjet pritet të nisë një projekt në ketë zone duke investuar në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes. I njëjti projekt do të zbatohet edhe në Bathore. Drejtues të kompanisë thonë se janë zgjedhur pikërisht këto zona, pasi niveli i humbjeve është i lartë, ndërsa arkëtimet janë gati të papërfillshme.

Vizion Plus, 14.04.2014