Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Na duhen 100 milion euro energji

Këtë vit KESH-it do t’i duhen 100 milionë euro për të importuar energji elektrike. Sipas zv/ministrit të energjisë, Ilir Bejtja këto para mund të merren vetëm në buxhetin e shtetit. Ministria pranon situatën e vështirë financiare të korporatës, dhe pamundësinë e KESH-it për të blerë vetë energjinë. Viti 2014-të parashikohet që të jetë një vit i thatë, për këtë arsye ministria ka vendosur që të mbajë në nivele të mjaftueshme kaskadën e Drinit, në mënyrë që prodhimi të jetë i pandërprerë gjatë këtij viti. Por pse KESH nuk mundet të blejë vetë energjinë që i duhet vendit për konsum? Zanafilla e gjithë kësaj historie është pikërisht borxhi që CEZ ka krijuar në vite ndaj korporatës. Zv/ministri Bejtja thotë se e vetmja mundësi për shpëtimin e sektorit energjetik në Shqipëri është menaxhimi i mirë i kompanisë së shpërndarjes dhe ulja e humbjeve në rrjet. Në tenderin e bërë nga KESH vetëm për muajin prill, korporata është e detyruara të paguajë 4.3 milionë euro për të blerë energjinë jashtë, me çmim mesatar 55 euro për megavat orë. Niveli i hidrocentralit të Fierzës ka arritur 275 metra, ndërsa i Komanit dhe Vaut të Dejës është përkatësisht në kuotat e 173 dhe 74.5 metrave.

Vizion Plus, 11.04.2014