Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazprom blen korporatën e gazit në Kirgistan

Gjiganti rus i naftës Gazprom ka marrë përsipër korporatën kirgize të gazit natyror.

Shefi i Gazprom-it Aleksei Miller, këtë e ka bërë me dije pas nënshkrimit të marrëveshjes që ka ndodhur sot në Bishkek të Kirgistanit.

Miller e ka quajtur marrëveshjen historike ndërsa ka shtuar se ka blerë 100 për qind të aksioneve të KyrgyzGaz-it.

Çmimet e gazit natyror, për Kirgistanin, sipas tij, do të zvogëlohen.

Miller ka shtuar se Gazprom rus do të vazhdoj edhe më tutje të zbatoj të gjitha projektet sociale, ashtu siç i ka zbatuar Kirgistani.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 10.04.2014