Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI: Nuk kërkohet shtrenjtimi i energjisë

Kohët e fundit, opozita ka folur disa herë për rritjen e çmimit të energjisë. Sipas opozitës, kjo është një kërkesë që buron nga marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Për të disatën herë rradhazi, qeveria e mohon këtë fakt. Nuk ka asnjë kusht në marrëveshjen me FMN-në që sanksionon shtrenjtimin e çmimit të energjisë. Është e pafalshme për opozitën, që vetëm 6 muaj pas dorëzimit të detyrës, 8 vjet pasi e zhyti vendin në kaos dhe pasiguri energjitike, të tentojë të japë leksione dhe të mbjellë panik.

Pavarësisht menaxhimit të keq dhe korruptiv të energjitikës shqiptare nga qeveria e kaluar, pavarësisht situatës së thatësirës gjatë gjithë këtyre muajve të fundit, qeveria ka marrë të gjitha masat dhe ka punuar për të ofruar siguri të plotë në furnizimin me energji.

Dëshirojmë edhe njëherë të sigurojmë se buxheti për energjinë i çdo familjeje shqiptare, nuk do të preket nga reformat e nevojshme në sektorin e energjisë.

energjia.al 09.04.2014