Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Escalera dhe Kurum kërkojnë naftë e gaz

Shoqëria me bazë në Teksas, ka nënshkruar së fundmi një memorandum mirëkuptimi me AOR Albanian Oil Rafinery SHA, kompaninë në pronësi të Kurum, që ka marrë me koncesion rafinerinë e Cërrikut…

Escalera International Co. LLC, një degë e Escalera Resources Co. (që më parë quhej Double Eagle Petroleum Co.), ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me AOR Albanian Oil Rafinery SHA (AOR) për të fformuar një ndërmarrje të përbashkët për të identifikuar dhe shfrytëzuar naftën dhe gazin në Shqipëri. Lajmi bëhet I ditur nga Oil&Gas Journal.

Sipërmarrja e përbashkët, do të ketë zyra qendrore në Tiranë dhe do të ketë pronësi të barabartë nga të dy palët dhe është subject miratimi nga të dy palët.

Sipas Oil&Gas Journal, Veriu I Shqipërisë, besohet të ketë 2.7 tcf rezerva gazi natyror dhe 198 million bbl naftë, sipas një vëzhgimi të Gustavson Associates në 2008.

Kjo sipërmarrje e përbashkët është “përpjekja e parë e Escalera për të identifikuar dhe shfrytëzuar aktivet jashtë SHBA-ve,” tha kreu I Escalera, Charles F. Chambers.

Escalara raportoi ndryshim të emrit në 31 mars 2014, në një lëvizje që kompania e përshkroi si pjesë të ripozicionimit të saj për rritje në të ardhmen, teksa synon që të zgjerohet përtej rolit të saj në shfrytëZimin e gazit në tregun e brendshëm.

AOR, kompania që ka marrë me koncesion Cërrikun

Sipas të dhënave të siguruara nga QKR, Albanian Oil refinery është pjesë e grupit Kurum dhe vepron në Shqipëri në zbatim të VKM Nr. 613 date 24.07.2013 Për miratimin e kontratës së koncesionit të formes “ROT” ( rehabilitim, operim, transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë “Kurum International” sh.a, për rehabilitimin e rafinerisë së Cerrikut, rrethi Elbasan.

Sipas QKR-së, shoqëria është krijuar në shtator të vitit 2013.

Revista Monitor, 10.04.2014