Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbrojtja e mjedisit nga termocentralet

Një delegacion i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka qëndruar për vizitë në Poloni.

Vizita u organizua dhe u mbështet nga Banka Botërore ndërsa institucioni mikpritës ishte Ministria e Mjedisit e Polonisë. Delegacioni nga MMPH-së, udhëhiqej nga Arben Çitaku – Sekretar i Përgjithshëm i MMPH, Ilir Morina – Kryeshef i Agjencionit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Muhamet Malsiu-Drejtor i Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit. Qëllimi i vizitës ishte fitimi i përvojave në mbrojtjen e mjedisit gjatë procesit të prodhimit të energjisë nga linjiti.

Thëngjilli i murrmë, është pasuria më e madhe e shtetit më të ri të Evropës, rezervat e së cilit llogariten në mbi 14 miliard tonë. Këto rezerva nuk përbëjnë problem për nxjerrjen pasi që gjenden në sipërfaqe të cekët të tokës dhe gjithashtu thëngjilli përmban sasi të vogla të sulfurit.

Një situatë e ngjashme është edhe në Poloni ku thëngjilli i murrmë, është burimi kryesor strategjik për prodhimin e energjisë elektrike. Polonia ka rezervat më të mëdha të thëngjillit të murrmë në Evropë.

Përveç takimeve me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit të Polonisë, delegacioni nga Kosova vizitojë edhe njërën ndër minierat dhe termocentralet më të mëdha të prodhimit të energjisë në Poloni, i lokalizuar në qytetin e Belchatów.

Ky termocentral ka kapacitet të prodhimit të energjisë prej 540 MWh dhe mbulon 2/3 e nevojave të vendit, dhe është i pari në Evropë dhe i dyti në botë për nga kapaciteti i prodhimit të energjisë nga qymyri i murrmë. Delegacioni vizitoi edhe termocentralin dhe minierën e thëngjillit në qytetin Konin

Gjatë takimeve që delegacioni kosovar kishte me ekspertët polak të energjetikës dhe mjedisit u shkëmbyen përvojat për menaxhimin efikas të mbrojtjes së mjedisit nga prodhimi i energjisë nga linjiti duke marr parasysh se së shpejti në Kosovë do të filloi ndërtimi i termocentralit të ri Kosova e Re.

Ekspertët polak shprehën gatishmërinë e tyre për ndihmë dhe bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave në të ardhmen, ndërkohë që delegacioni kosovar e vlerësoi si një udhërrëfyes shumë të mirë përvojën polake.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 04.03.2014