Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN: Subjektet minerare të dorëzojnë informacionet tre-mujore

Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, të ligjit Nr.10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë, të nenit 25 shkronja ç dhe d dhe të Urdhërit të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Nr. 310, datë 13.04.2011, “Për miratimin e formës së informacioneve tremujore, vjetore, përfundimtare dhe përmbajtjen e planit vjetor të punës nga ana e zotëruesve të lejeve minerare të shfrytëzimit me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimore”, në pikën 1 përcaktohet qartë formati i informacionit tremujor për veprimtarinë minerare të realizuar nga zotëruesi i lejes minerare të shfrytëzimit për grupin e mineraleve, metalore, jometalore, qymyret dhe bitiumet (formati i përcaktuar në aneksin 1 të këtij urdhëri), si dhe koha në të cilën ky informacion duhet të dorëzohet pranë AKBN (jo më vonë se datë 15 e muajit që vijon për çdo tremujor).

Mosrespektimi nga ana e subjekteve e këtij afati penalizohet me masën administrative gjobë prej 100.000,00 (njëqind mijë) lekë për çdo shkelje në përputhje me nenin 45, pika 1/ç e ligjit Nr.10 304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë.

Subjektet të cilat nuk e kanë sjellë informacion e kërkuar sipas ligjit janë afërsisht 250. Meqënëse nga data 1 deri më datë 5 Janar ka qenë pushim zyrtar, kemi konsideruar të vlefshme edhe njoftimet e bëra nga data 16-20 Janar.

Sipas legjislacionit ne fuqi, vlera e masës administrative për çdo shkelje të afatit shkon deri në 290.000,00 USD.

energjia.al 31.01.2014