Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Propozimet e IQT-së për ndryshime ligjore

Ne zbatim te Urdherit te Ministrit te Energjise dhe Industrise me Nr.81 dt.30.10.2013 “Per ngritjen e grupit te punes per rishikimin e kuadrit ligjor dhe institucional per aktivitetin e inspektiumit teknik ne sektoret e hidrokarbureve,elektroenergjise dhe industrise,qe mbulohen nga Ministria e Energjise dhe Industrise”,grupi I punes ka filluar punen ne menyre qe te evidentohen problemet e dala ne zbatim te Ligjit nr. 8450 datë 24.02.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre” , i ndryshuar, Ligji nr. 8739 dt. 12.02.2001 “ Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve nën presion” I shfuqizuar me ligjin nr.85/2013 date 14.02.2013 Per shfuqizimin e ligjit 8739 date 12.02.2001 Per garantimin e sigurise se punes te pajisjeve nen presion”, Ligji Nr.8734, date 01.02.2001“Per Garantimin e Sigurise se Punes te Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike”,i ndryshuar.

Ne lidhje me ndryshimet Ligjore duke filluar me ligjin nr.8450 datë 24.02.1999, “Për

përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre” , i

ndryshuar,propozimet jane si me poshte:

Te kete saktesime ne terminologjine e ketij ligji.te saktesohen subjektet operuese ne secilen prej fushave te perpunimit,tregetimit dhe transportimit si dhe kushtet teknike per marrjen e lejeve te tregetimit nga secila prej tyre.
Te forcohen sanksionet per shkelesit e dispozitave ligjore.
Ne lidhje me ligjin per Inspektoriatin kerkohet :

Te kete nje ligj te ri per Inspektoriatin,sepse Inspektoriati vazhdon punen vetem mbi bazen e dispozitave ligjore referuese.Ligji i vjeter per Inspektoriatin eshte shfuqizuar.
Inspektoriati te kete vetem aspekte teknike te kontrollit te projekteve ne fushen hidrokarbure,elektrike dhe te energjive te rinovueshme,industriale dhe minerare(vetem per projektet teknike teknologjike dhe jot e ndertimit).
Inspektoriati te kete te drejten e kontrollit te respektimit te kushteve teknike ne te gjithe subjektet qe perdorin impiante teknike dhe teknologjike,ne fushen hidrokarbure,te energjise elektrike apo asaj te rinovueshme,dhe te industriese dhe ate minerare.
Inspektoriati te kete te drejten e kontrollit te cilesise se produkteve vetem ne fushen e hidrokarbureve dhe minerare.
Kontrolli I cilesise se produkteve ne te gjithe fushat e tjera te ekonomise te kaloje ne organet e tjera shteterore sipas perkatesise.
Ne autoritetin e ri inpektues te ekzistoje dhe nje strukture e vecante per ekzekutimin e masave shtrenguese qe do te marre ky organ ne zbatim te dispozitave ligjore.
Sipas nderyshimeve ligjore te propozuara me lart do te kete edhe ndryshimet perkatese ne ligjet respektive.Vec te tjerash ne keto ndryshime do te perfshihen dhe licensimi I subjekteve private ne fushen e projektimit teknik e teknologjik sipas linjave,si dhe dorezimi I dokumentacionit teknik prane arkivave(mund te jete Arkivi Qendror Teknik I Ndertimit).
Do te kemi hartimin e 2 projekt vendime te keshillit te ministrave ne zbatim te 2 ligjeve te mesiperme.
Do te kemi 4 urdhera te ministrit per percaktimin e rregullave teknike te projektimit funksionimit apo mbylljes se veprimtarise ne sektoret hidrokarbure ,te energjise,te industriese dhe te minierave.
Dalja e Ligjit Nr.10489 dt. 15.12.2011 „Per Tregtimin dhe Mbikqyrjen e Tregut te Produkteve Joushqimore“, i ndryshuar me Ligjin Nr. 17/2013 dhe sidomos shfuqizimi i Ligjit Nr. 8739 dt. 12.2.2001 „Per Garantimin e Sigurise se Punes te Paisjeve Nen Presion“ me ane te Ligjit Nr. 85/ 2013 date 14.02.2013, sollen nje perjashtim dhe anashkalim te I.Q.T. –se dhe te D.I.P.N.P. –se si pjese integrale e saj, ne luajtjen e rolit per te cilin ishte krijuar, duke mos patur nje ligj te veçante dhe specifik dhe duke u kthyer ne nje strukture mbikqyrese te tregut te paisjeve nen presion.

Shfuqizimi i Ligjit nr. 8739 datë 12.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve nën presion” sollen impakt negativ ne aktivitetin e I.Q.T., duke perjashtuar rolin e ketij institucioni per tu shprehur mbi mundesine dhe aftesine teknike te ketyre Organeve te Vleresimit te Konformitetit (O.V.K.) dhe duke rritur ne kete menyre shkallen e pasigurise se ketyre paisjeve, sidomos nepermjet delegimit te kryerjes se inspektimeve teknike tek “Organet e miratuara“ Eshte fakt se te vetmet O.V.K. qe kryejne aktivitet inspektimi teknik ne tregun e paisjeve nen presion, jane ato qe jane krijuar nga I.Q.T. ne zbatim te ligjit qe sot eshte shfuqizuar.

Siguria e punes te paisjeve nen presion nuk ka te beje vetem me inspektimin qe kryejne “Organet e Miratuara” por edhe me kushtet ne te cilat punojne, pozicionet ne te cilat jane vendosur, aftesite e personelit qe merret me sherbimin, mirembajtjen dhe perdorimin, detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit, etj.

Perjashtimi i I.Q.T. –se na ben te mendojme se ka nje renie te cilesise se punes dhe ka raste kur vleresimi i konformitetit nga “Organet e Miratuara” apo O.V.K. – te, eshte kryer ne nje formalitet.

Ne keto kushte jemi te mendimit se eshte i domosdoshme miratimi i nje ligji te ri per paisjet ne presion i cili te perfshije :

– garantimin e sigurise se punes te paisjeve nen presion

– ushtrimin e veprimtarisë inspektuese ne drejtim të garantimit të sigurisë së punës së pajisjeve nen presion

– kryerjen /certifikimin e inspektimeve teknike të vënies në punë dhe periodike të pajisjeve nën presion

– kryerjen e inspektimeve të subjekteve për vënien në shfrytëzim të pajisjeve nën presion që të plotësojnë kërkesat e akteve nënligjore të projektimit, prodhimit, vlerësimit të konformitetit, përdorimit dhe kontrollit teknik për secilin grup të pajisjeve nën presion.

a) Ligji nr 8734 dt 01.02.2001 ka pesuar shume nderhyrje dhe realisht nuk i pergjigjet zhvillimeve social ekonomike te vendit tone prandaj ka lindur realsht nevoja per nje ligj te ri per “sigurine elektrike” shoqeruar me aktet nenligjore qe rregullojne zbatimin e tij. Nga ana jone i eshte propozuar dikasterit nje model i vitit 2010 i nje vendi anglosakson . Nga ana jone gjate muajit dhjetor 2013 eshte punuar dhe pregaditur ne fazen fillestare nje Draft i Ligjit te Sigurise Elektrike dhe po vijohet me pregaditjene Aktit Nenligjor perkates dhe te tarifave te sherbimit.

b) Se fundemi ne kete ligj eshte hequr miratimi i projekteve prej DIPIE-se por pa e cilesuar se kush organizem do te veproj me tej qe perben non sens per nje organizem inspektimi qe ka atributet e Inspektoratit pasi ne thelb cenon kompetencen organike te tij qe eshte vleresimi i konformitetit per projektet ( kjo ka karakter parandalues e standartizues), produktet, procedurat e punimit, instalimet elektrike te reja dhe paisjet e instalimet elektrike qe jane ne shfrytezim. Keshtu pavaresisht se miratimi i projektit nuk do behet me tej nga DIPIE rezulton se ai u be monopol i nje kompanie private sikurse eshte CEZ Shperndarja qe bene miratim projekti ne kushtet e konfliktit te interesit duke ju referuar ERE-s (Entit Rregullator te Energjise) pra pa ndonje baze ligjore. Ketu duhet te bejme me dije se subjekti CEZ Shperndarje monopolizoi nje element sigurie siç eshte miratimi i projektit ne kushtet kur ka edhe monopolin e dhenies se pike lidhjes ne rrjetin elektrik dhe te kontrollit te paisjeve te instalimeve elektrike ne momentin e vendosjes ne shfrytezim referuar nenit 6 pika 1 te ligjit nr 8734 dt 01.02.2001. Nese do i referohemi vendeve te BE ose edhe vendeve te zhvilluara industriale si psh SHBA dhe Kanadaja nuk ekzistojne praktika te tilla dhe i kushtohet vemendje praktikave qe shmangin konfliktin e interesit.( Nuk tolerohet qe miratimin e projektit, dhe piken e lidhjes ne rrjet pra gjithe fluksin e investimit te klienteve investitor ta mbaj nen kontroll dh e ta orientoje kompania e shperndarjes se energjise elektrike). Veç te tjerave heqja e miratimit te projektit elektrik nga DIPIE ka sjellur mosderdhjen ne buxhetin e shtetit te shumes 9.700.000 leke te reja per nje mesatare prej 1050 projektesh ne vit.

c) Po keshtu DIPIE ka kerkuar ndryshime ne Rregulloren e Shfrytezimit Teknik ne teresi dhe futjen e salva-vites ne veçanti por kerkesat tona nuk kane marre akoma pergjigje. Nese miratohet shpejt Ligji i Sigurise Elektrike keto problem hyjne automatikisht ne rrugen e zgjidhjes duke u krijuar njeherazi edhe kushtet e updetesimit perkates te tyre.

energjia.al 27.01.2014