Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS vazhdon të investojë në Kosovë

KEDS sh.a. ka vazhduar me zëvendësimin e pajisjeve të vjetruara me të reja, me qëllim të zvogëlimit të humbjeve teknike, komerciale si dhe përmirësimit të cilësisë së tensionit të energjisë elektrike.

Këto ditë është duke u bërë ndërrimi i shtyllave elektrike, shtrirja e kabllove, ndërrimi i bazave të siguresave në tensionin e lartë, si dhe investimet që do të bëjnë shkarkimin e transformatorëve distributiv të mbingarkuar në Distriktin e Prishtinës, Prizrenit dhe Gjakovës.

“Gjatë janarit të këtij viti, KEDS ka implementuar disa projekte në të gjitha distriktet e Republikës së Kosovës. Ekipet e implementimit të projekteve dhe ekipet e mirëmbajtjes nuk ndalen. Ata po ecin furishëm në arritjen e objektivave të parapara, madje edhe në tejkalimin e tyre”, tha z. Avni Alidemaj, Drejtor i Divizionit të Shpërndarjes.

Këto investime ndikojnë direkt tek konsumatorët.

“Pajisjet e reja do të përmirësojnë cilësinë e furnizimit dhe do të mundësojnë kapacitet më të lartë të shpërndarjes së energjisë elektrike. Për momentin, bëhen ndërrime të transformatorëve të mbingarkuar 630 kVa (kilovat-amper) me transformatorë të ri me fuqi prej 1000 kVa, bëhet zëvendësimi i shtyllave të vjetra me shtylla të reja të cilësisë së lartë e gjitha me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike”, informoi z. Alidemaj.

KEDS e ka trashëguar Rrjetin Distributiv të vjetruar dhe në gjendje shumë të rëndë. Por, është i zotuar në ndërrimin e kësaj situate për të mirë. Prandaj, projektet investuese do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen. Kjo punë do të përshpejtojtohet më qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore me energji elektrike për qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës në bazë të planit strategjik të investimeve. Prioritet kanë fytet e ngushta ku krijohen mbingarkesa.

Punimet aktuale janë vazhdimësi e investimeve të bëra gjatë vitit 2013. Vitin e kaluar përkundër faktit se konzorciumi fitues Çalik Holding dhe Limak e mori në pronësi KEDS-in tek në maj, ka tejkaluar shumën e investimeve të parapara. Tempoja e investimeve vetëm do të shtohet edhe në vitet në vijim me qëllim që konsumatorëve t’u ofrohen shërbime sa më cilësore.

energjia.al 27.01.2014