Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Efiçienca e Energjisë, ju kursen paratë dhe mbron mjedisin

Në kuadër të fushatës për efiçiencën e energjisë “T’i japim energji së ardhmes”, kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Bedri Dragusha ka vizituar “Shkollën e Gjelbër” në Prishtinë, me ç’rast para nxënësve të saj ka ligjëruar për efiçiencën e energjisë, respektivisht për mundësitë e kursimit të energjisë elektrike.

“Duke e rritur efiçencën ne kursejmë jo vetëm energjinë , por kursejmë edhe para. Pra shfrytëzimi sa me efiçient i energjisë nënkupton kursim dhe investim në shkolla, objekte qeveritare, biznese dhe industri te ndryshme“, ka thënë Dragusha, duke shtuar se përdorimi i masave efiçiente në mënyre direkte ndikon në mbrojtjen e mjedisit.

Ai ka thënë se MZHE gjatë fushatës “T’i japim energji së ardhmes”, synon të rris njohuritë e qytetarëve për efiçiencën e energjisë dhe projektet energjetike në vend.

Fushata- Energjia

Ndryshe, Shkolla e Gjelbër është projekt i përbashkët i USAID-it dhe Komunës së Prishtinës, ku janë zbatuar masat e EE dhe BRE që përfshin: termoizolimin; dyer dhe dritare izoluese; ndriçim efiçient me sensorë; ngrohje e ujit sanitar me panele solare dhe ngrohje e objektit me energji termale.Në ana tjetër nxënësit kanë treguar përvojat e tyre nga projektet që kanë realizuar e të cilat prpmovojnë kursimin energjisë elektrike, ndërsa shtuan se njohuritë e tyre po i barin te rrethi i tyre familjar dhe më gjerë.

energjia.al 17.12.2013