Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minatorët ndërpresin grevën e urisë

Minatorët e zonës D në Bulqizë ndërprenë sot grevën e urisë, pas arritjes së një marrëveshjeje me qeverinë.

Zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja shkoi sot në Bulqizë për të zhvilluar një takim me minatorët grevistë të cilët prej 3 ditësh vijonin grevën e urisë në garderobën e galerisë së minierës në zonën D.

Së bashku me kreun e sindikatave, Kol Nikolla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Minierave ata zhvilluan negociata me grevistët pa praninë e medias.

Disa orë më pas u mësua se është nënshkruar një aktmarrëveshje me zv ministrin e Energjitikës Ilir Bejtja me përfaqësues të sindikatës së minatorëve.

Kjo aktmarrëveshje parashikon që minatorët e zonës D tu paguhen detyrimet e pashlyera prej 1 muaj nga kompania, t’u paguhen sigurimet shëndetësore dhe ato shoqërore, si dhe të paguhen normalisht për aq kohë sa në galeri të plotësohen të gjitha kushtet teknike të punës.

Më pas, sipas kësaj aktmarrëveshje, pas plotësimit të kushteve teknike, minatorët do të rikthehen sërish në punë me më shumë siguri për jetën.

Zv/ministri i energjitikës, Ilir Bejtja theksoi se këto masa janë ndërmarrë për arsye se qeveria ka në plan të parë sigurinë e jetës së njeriut.

Shqiptarja.com 04.12.2013