Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rukiqi, pas marrjes së bordit të KEK, sekretar i OEK-ut deri në dhjetor

Berat Rukiqi, gjatë një interviste pohon se ka kërkuar kontratat dhe vendimet e menaxhmenti të KEK-ut dhe për secilin që nuk ka ndonjë vendim të arsyeshëm do të shpall konkurs.

Premton që në rast se pozitat e tij do paraqesin konflikt interesi do i shmanget kësaj, gjë për të cilën po konsultohet me ligjet.Tregon se me zgjedhjen e tij në krye të bordit synon që të ndihmojë në menaxhimin sa më të mirë dhe me strategjinë e një kompanie private për ta bërë më prpduktive. Ndërsa citon ligjin e Punës dhe shpjegon se nuk është në konflikt të mundshëm interesi. “Do të shqyrtojë pozicionin tim, pra në fund të këtij vitit përfundon mandatimi në Odën Ekonomike dhe brenda këtyre javëve do ta shqyrtojë pozicionin tim pët të shmangur çdo lloj konflikti interesi të mundshëm, pa paragjykuar të ardhmen”, tha ai.

Ai ka pak ditë që zyrtarisht e ka marr detyrën e re si kryesues i bordit dhe thotë se ka si qëllim të çojnë para projektet. Si prodhues i vetëm i energjisë në Kosovë, KEK-un e sheh se ka nevojë për miratimin e një plani afarist apo planit të biznesit që mundëson funksionim normal të tij, gjithashtu çështjen e tarifave e shikon si shumë të rëndësishme.

Revista Monitor, 26.10.2013