Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dy pioniere të lëvizjes ekologjiste marrin Çmimin e Ambientit

“Rebelja e energjisë” e një prodhuese e lëndëve izoluese u nderuan me Çmimin Gjerman të Ambientit. Shpikjet që i shërbejnë kursimit të energjisë kanë nevojë për kuadër të besueshëm, kërkoi Presidenti gjerman, Gauck.

Për angazhimin e tyre në lëvizje ekologjiste dhe për guximin e tyre si sipërmarrëse, Ursula Sladek dhe Carmen Hock-Heyl u nderuan me Çmimin Gjerman të Ambientit të Fondacionit Federal Ambjenti (DBU). Të dyja, “në kohët ku vetëm i tallnin, kryen një punë me rëndësi për të ardhmen, me fuqi bindëse, me kompetencë dhe me këmbëngulje kundër rezistencave masive, në fushën e tensionit midis ekologjisë dhe ekonomisë, duke i kthyer në realitet vizionet e tyre”, u tha në motivacionin e çmimit.

Zbuluesja e kërpit termik

67 vjeçarja Sladek është themeluese dhe kryetare e kryesisë të sipërmarrjeve elektrike “Netzkauf Elektrizitätswerke Schönau” në Schwarzwald. Ofruesi i parë i energjisë ekologjike në Gjermani i ka fillesat në një iniciativë qytetare pas katastrofës atomike të Çernobilit. Ndërsa sipërmarrësja 58 vjeçare, Hock-Heyl nga Nordlingen, ka arritur megjithë kundërshtitë e mëdha të zërë vend në treg duke e bërë kërpin lëndën izoluese ekologjike në ndërtimin e shtëpive. Të dyja e ndajnë Çmimin që shoqërohet me 500.000 Euro

Çmimi Gjerman i Ambientit, i cili jepet për herën e 21-të është çmimi që shoqërohet më shumën më të madhe të parave në Evropë. Në fjalën e tij për nder të laureateve të Çmimit, Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck përmendi kthesën energjitike të qeverisë gjermane.
Shkëputja nga energjia atomike dhe zgjerimi i energjive të ripërtëritshme duhet të jetë i përballueshëm ekonomikisht për producentët dhe për konsumatorët, theksoi ai. Kjo bën pjesë në detyrat e një qeverie të re gjermane. Në ceremoninë solemne në Osnabrück morën pjesë rreth 1500 mysafirë të ftuar, midis tyre Ministri gjerman i Ambientit, Peter Altmaier (CDU) dhe kryeministri i Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil (SPD).

Deutsche Welle, 28.10.2013