Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Australi, zhvillohet gara me automjete me energji diellore

Pas katër ditë garash, ekipi i Universitetit Delft nga Holanda është pranë fitores të Garës Botërore Diellore. Ekipi “Nuon Solar” ka zgjeruar diferencën ndaj sfiduesve japonezë të universitetit Tokai. 40 ekipe nga më shumë se 20 vende të botës, po zhvillojnë një garë 3 mijë kilometra të gjatë nëpër Australi, nga Darwin deri në Adelaide.

Për herë të parë kjo lloj gare u zhvillua në vitin 1987 dhe makinat diellore harxhojnë 5 kilovat/orë energji të depozituar në bateri, ndërsa pjesa tjetër e energjisë gjenerohet nga dielli ose rikuperohet nga energjia kinetike e automjetit. Për këtë vit gara është e ndarë në tre kategori, sfidues, udhëtarë dhe aventurierë. Autoritetet shprehen se ky është një aktivitet që promovon përdorimin e energjisë diellore.

Scan TV, 09.10.2013