Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministria e Energjise merr forme; merr dhe kompanite e sektorit

Damian Gjiknuri

Ne VKM nr 833, date 18.09.2013 Keshilli i Ministrave kishte percaktuar fushen e pergjegjesise se Ministrise se Energjise dhe Industrise. Ne komentin e tij, Portali i Energjise  kishte nenvizuar faktin qe kjo Ministri do te percaktonte vetem politikat e sektorit, nderkohe ajo e Ekonomise do te kishte kontrollin dhe monitorimin e kompanive te sektorit.

Me vendimin e meposhtem, Keshilli i Ministrave ndryshoi pak dite me vone kete percaktim, duke i shtuar Ministrise se Energjise dhe Industrise dhe disa institucione varesie si AKBN, IQT, SHGSH. Gjithashtu qeveria i kaloi Ministrise se Energjise dhe administrimin e te gjithe kompanive publike te sektorit te energjise dhe industrise.

Ne kete menyre vleresohet se eshte plotesuar kuadri i operimit te kesaj Ministrie, duke i hapur rruge fillimit te punes.

energjia.al, 04.10.2013

 

VENDIM Nr. 840, datë 27.9.2013 PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR. 833, DATË 18.9.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË ENERGJISË DHE INDUSTRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr. 90/2012
“Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në vendimin nr. 833, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në ndarjen I, pas fjalëve “… fushave të përgjegjësisë shtetërore…” shtohen “… e të organeve të varësisë…”.
2. Pas ndarjes III shtohet ndarja IV, me këtë përmbajtje:
“IV. Në përmbushje të misionit dhe të kompetencave të saj, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka organet e varësisë, si më poshtë vijon:
a) Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN);
b) Agjencinë Kombëtare Atomime (AKA);
c) Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH);
ç) Repartin e Inspektim-Shpëtim Minierave (RISHM);
d) Inspektoratin Qendror Teknik (IQT);
dh) Sekretariati “Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse” (NTIN).
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka në varësi administrative shoqëritë dhe ndërmarrjet në likuidim që veprojnë në fushën e përgjegjësisë së saj, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

LISTA E SHOQËRIVE TË MEI

“Albpetrol” sh.a. Fier
“KESH” sh.a. Tiranë
“OST” sh.a. Tiranë
PetrolAlba Tiranë
“Albminiera” sh.a Tiranë
Kombinati Energjetik Elbasan
“Prodhim Mobilje” sh.a Tiranë
“NPV” sh.a. Durrës
“Trikotazhi” sh.a. Korçë
“Prodhim Këpuca” sh.a. Korçë
“Beratex” sh.a. Berat
“Nimex” sh.a. Durrës
“Prodhim kabllo” sh.a. Shkodër
Uz 12 NI CO, në likuidim Elbasan7238
Uz Superfosfatit, në likuidim Laç
Ndërmarrja e Superfosfatit Laç
Uz Plehrave Azotike, në likujdim Fier
NP Çelikut Elbasan
Nd Furnizimit Ind Miniera Elbasan
Ndërmarrje Goma
Fabrika e Çorapeve
Sh.a. në likuidim
Albbakër Tiranë
Albkromi Tiranë