Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ aksion për lidhjet e paligjshme

CEZ Shpërndarje ka shtrirë aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në zonën e Kamzës në Tiranë.

Sipas drejtuesve të kompanisë aksioni po zhvillohet në të gjithë vendin dhe nuk do të tolerohet asnjë debitor. Drejtori i faturimit në CEZ shkon më tej duke deklaruar se të gjithë abuzuesit do të ndiqen penalisht.

“Sic po e shihni kompania jonë është duke zhvilluar aktivitetin e saj normal. Sot puna është përqendruar në zonën e Kamzës ku një pjesë e mirë e këtyre klientëve janë debitorë për fatura të papaguara të energjisë elektrike. Gjithashtu struktura e kompanisë po vazhdojnë në të gjithë territorin aktivitetin e saj normal. Ju informoj që janë bërë gati mbi 2 mijë prerje për fatura të papaguara, gjithashtu 84 abonentëve u është bërë ndërprerja për lidhje të paligjshme dhe nga këta 13 janë dërguar në prokurori për ndjekje penale”, deklaroi drejtori i faturimit në CEZ, Erald Zeneli.

CEZ njoftoi gjithashtu se shtatori do të ketë tregues të mirë sa i përket performancës financiare të kompanisë.

Top Channel, 02.10.2013