Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CV e Ministrit te ri te Energjise, Damian Gjiknuri

Damian GJIKNURI, Ministër i Energjisë dhe Industrisë i Republikës së Shqipërisë prej Shtatorit 2013 
Z. Damian Gjiknuri lindi më 25 Maj 1972, në qytetin e Tiranës. Ai banon në Tiranë dhe është i martuar me Rovena Gjiknuri (Agolli) me të cilën ka një djalë të quajtur Aleks. 
Ai është i diplomuar në Drejtësi në vitin 1994, në Universitetin e Tiranës dhe zotëron gradën Master në Politikat Publike dhe Ligj të lëshuar nga “NPS School” të Monterey, Kaliforni, SHBA (2004) dhe Kolegji i Ligjit Londër, Britani e Madhe (1996). Ai ka kryer edhe disa studime pasuniversitare në Qëndrën për Politikat e Sigurisë në Gjenevë (2000) dhe të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë (1994). 
Gjatë aktivitetit profesional ka kryer dhe kurse të ndryshme profesionale në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në SHBA dhe BE, në fushat e sigurisë, mjetet speciale te hetimit, hetimi penal, kontratat publike, koncesionet, politika publike, ligjet zgjedhore etj. 
Z. Gjiknuri është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe është zgjedhur deputet në qarkun e El¬basanit (Gramsh) në vitin 2009 dhe 2013. Ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Sekretar për Çështjet Zgjedhore që nga viti 2011. Më parë, në vitin 2007 ai u zgjodh Nënsekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore dhe bashkëautor i Kodit Zgjedhor 2008. 
Gjiknuri ka qenë anëtar i Komisionit të Ligjeve të Ku¬vendit të Shqipërisë 2009-2013, si dhe bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore 2011-2012. 
Përpara zgjedhjes si deputet në vitin 2009, Z. Gjiknuri ka punuar si drejtues i një zyre ligjore dhe këshilltar ligjor për reformat rregullatore ekonomike në vend dhe rajon, financuar nga BE, USAID, GTZ, etj. Deri ne vitin 2005, Z. Gjiknuri ka ushtruar funksione të ndryshme publike si: Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Rendit Publik (2005), Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes (2001-2005), Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombetar dhe Marrëveshjeve në Ministrinë e Rendit Publik dhe kordinator kombëtar për çështjet e drejtësisë dhe të brendshme, për negocimin e hapjes së negociatatve me KE (1999-2001), Drejtues i Planizim-Drejtimit në SHISH (1998), Gjyqtar i Shkallës së Parë (1995-1996), jurist në institucione të ndryshme (1994-1995). 
Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe mirë gjuhën italiane.

energjia.al, 11.09.2013