Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ prezanton sistemet inovative

Drejtori i CEZ Shpërndarje, Sait Dollapi, ka shpjeguar në një konferencë për shtyp të premten sistemet inovative që ka zbatuar kompania muajt e fundit në drejtim të sistemit të faturimit, faturave online, sistemit të ankesave, dërgimit të faturave

Sipas z.Dollapi,ndërkohë që sistemi i faturimit (Billing), që më parë merrej shërbim dhe mirëmbahej nga kompani e huaj, sot ai mirëmbahet dhe zhvillohet nga departamenti i teknologjisë dhe informacionit në CEZ Shpërndarje. Janë përmirësuar të gjithë modulet e sistemit ndër të cilat veçohen: përllogaritje automatike e debisë dhe kamatës së abonentëve në kohë reale, detajimi i saktë dhe shfaqja e dallueshme e të gjithë informacionit (faturim, arkëtim), zhvillim dhe integrim i sistemit të ankesave në sistemin e Billingut. Është rikonceptuar i gjithë procesi i gjenerimit dhe printimit të faturave, me qëllim shmangien e vonesave në shperndarjen e tyre.

Është vënë në funksion sistemi myAvis (sistem për rigjistrimet e leximeve në terren nga lexuesit), “Sot, realizojmë identifikimin nëpërmjet koordinatave të vendndodhjes së lexuesit në momentin e leximit të matësave, rifreskimi ditor i Sistemit të Faturimit (Billing) me të dhënat e reja të regjistruara nga lexuesit”, thotë Dollapi.

Në kuadrin e transparencës me Abonentët, z.Dollapi thotë se CEZ Shpërndarje ka vendosur Online sistemet dhe shërbimet:

– Shërbimi i Faturës Online, abonenti në çdo moment dhe në kohë reale mund të informohet për të gjithë historikun e tij të detyrimeve, pagesave si dhe të printojë faturat në sistemin CEZ Shpërndarje.

– Shërbimi i Ankesave Online, abonentët mund të bëjnë online kërkesë apo ankesë në lidhje me shërbimet që CEZ Shpërndarje.

-Sistem Informimi me SMS (nr. 069 41 40 000), nëpërmjet këtij sistemi abonentët mund të realizojnë kërkes/ankesë, mund të informohen për vlerën e faturës së fundit të tyre, detyrimin që ata kanë në sistemin e CEZ Shpërndarje si dhe mund të marrin fjalëkalimin për sistemin e faturës online.

– Dergimi i tekstit “F” apo “FATURE” do t’u informojë për vlerën e faturës aktuale

– Dergimi i tekstit “D” apo “DEBI” do t’u informojë për vlerën aktuale të debisë

Dergimi i tekstit “P” apo “PASSËORD” do t’u informojë për fjalëkalimin tuaj në modulin online të informacionit.

– Çdo tekst tjetër konsiderohet automatikisht kërkesë/ankesë

Nga ana tjetër, Posta Shqiptare si dhe Bankat Online, posta si të gjithë bankat e nivelit të dytë të cilat kanë akt-marrveshje me CEZ Shpërndarje, janë të lidhura online dhe shkëmbejnë në formë elektronike online të gjithë pagesat e faturave. I gjithë informacioni në kohë reale mund të konsultohet direkt nga abonentët online në Shërbimin e Faturës Online.

CEZ shpërndarje është aktualisht në menaxhim nga qeveria shqiptare, pasi kjo e fundi i hoqi licencën kompanisë çeke CEZ (që kishte privatizuar operatorin e shpërndarjes në vitin 2008) në janar 2013, pasi çekët nuk arritën objektivat e përcaktuara në momentin e privatizimit, sidomos ato në drejtim të reduktimit të humbjeve. Me marrjen në administrim nga shteti, kompania ka arritur disa rezultate pozitive, ku më kryesorja është ulja e nivelit të humbjeve. INSTAT njoftoi ditët e fundit se humbjet në rrjet janë ulur me 4.6% në gjashtëmujorin e parë 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Revista Monitor, 30.08.2013