Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta tregtohet në nivelin më të lartë në dy javë si pasojë e trazirave në Egjipt

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u tregtua afër çmimit më të lartë në dy javë, teksa konflikti i përshkallëzuar në Egjipt nxiti shqetësimin se dërgesat e naftës përmes vendit ka të ngjarë që të ndërpriten.

Kontratat e së ardhmes u rritën për pesë ditë radhazi, duke shënuar shtrirjen më të gjatë të fitimeve që nga prilli. Vëllazëria Myslimane e Egjiptit u bëri thirrje mbështetësve në rrugë pas lutjeve të mesditës për të protestuar për vrasjen e qindrave prej tyre. Moti ka 50% shanse të përfshihet nga një ciklon tropikal. Terminalët e eksportit të naftës së papërpunuar dhe karburantit në Libi mbeten të mbyllur, ndërsa Ministria e Naftës së Irakut tha se vendi ka në plan të rrisë eksportet në shtator.

“Tregu nuk është i sigurt për drejtimin e ardhshëm dhe po kërkon për balancë”, tha në një intervistë telefonike Ole Hansen, kreu i strategjisë së mallrave në Saxo Bank A/S në Kopenhagën. “Tregu tani është i përgatitur më mirë se më parë për trazira, teksa ne vërejmë se ka më shumë oferta diku tjetër”.

WTI për dorëzimet e shtatorit arriti në 107.51 dollarë për fuçi në Bursën e Nju Jorkut, duke u rritur 18 cent. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte 31% nën mesataren 100-ditore. Kontrata përfundoi javën në 107.33 dollarë, mbyllja më e lartë që nga 1 gushti. Çmimet përparuan 1.5% këtë javë.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent për dorëzimet e tetorit u rrit 33 cent në 109.93 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës.. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 2.61 dollarë. Raporti u zgjerua për të katërtën ditë radhazi në 3.78 dollarë.

Revista Monitor, 16.08.2013