Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OEK dhe OEAK të shqetësuar për situatën e Trepçës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu si dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, sot patën një takim me ushtruesin e detyrës të Drejtorit të Ndërmarrjes Trepça, Halil Qela si dhe Këshilltarin e Lartë të Trepçës, Prof. Dr. Shyqri Kelmendi, ku u diskutua në lidhje me situatën momentale në këtë gjigant xehetar-metalurgjik.

Drejtuesit e të dyja odave ekonomike patën mundësi që nga dora e parë të dëgjojnë shqetësimet e zyrtarëve të ndërmarrjes Trepça për gjendjen momentale të kësaj ndërmarrje, për perspektivën afatmesme të Trepçës si dhe për nevojën për vazhdimin më të shpejtë të debatit për të ardhmen e këtij potenciali të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjatë takimit u theksua se pikënisje e mirë e vazhdimit të debatit duhet të jenë konkluzionet e nxjerra nga takimet e nëngrupeve punuese për Nxitjen e Zhvillimit të industrisë së Rëndë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, por edhe të Komitetit të Industrisë së Rëndë, trup ky i përbashkët i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, por edhe platformat e paraqitura së fundmi nga ana e Zëvendëskryeministrit të Parë të Qeverisë së Kosovës.

Poashtu, u diskutua roli i AKP-së në menaxhimin e ndërmarrjes Trepça, por u theksua edhe nevoja e përgatitjes dhe aprovimit më të shpejtë të Ligjit për ndërmarrjen Trepça, që është njëra ndër pikat e rezolutës së miratuar së fundmi nga Deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan gjithashtu që debati për tejkalimin e gjendjes momentale të ndërmarrjes Trepça e cila është e paqëndrueshme, duhet të vazhdojë brenda një kohe sa më të shpejtë, duke mundësuar kështu edhe përfshirjen e ekspertëve por edhe akterëve të tjerë të rëndësishëm në vend. përfundojë në vitin 2019.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 30.07.2013