Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grabiti me armë e maska dy pika karburantesh, prangoset 22-vjeçari

Ervis Alimadhi, banues në fshatin Sovjan u arrestua rreth orës 19:30 të së hënës gjatë operacionit të koduar “Karburantet”. Burime nga policia lokale pohojnë se i riu u kap, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, më 10 shkurt të këtij viti ka grabitur me armë dhe maska pikën e karburantit A.L.F., në kryqëzimin e fshatit Leminot–Korçë dhe më 15 maj pikën e karburantit “Berla” në afërsi të fshatit Sovjan. Mësohet se Alimadhi ka qenë i dënuar më parë për akuzat “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikim i klandestinëve”, dënim i kryer në Greqi.

Gazeta Shqiptare, 12.06.2013