Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nismë ligjore për Obiliqin

Duke qenë se kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike janë të vendosura në komunën e Obiliqit, ato bëjnë që banorët e kësaj zone t’i nënshtrohen një ndotjeje të jashtëzakonshme, me pasoja të shumanshme.

Lëvizjes për Bashkim konsideron se lidhur me gjendjen e mjedisit në këtë komunë janë alarmuar me të drejtë, në radhë të parë, qytetarët e kësaj zone e gjithashtu edhe organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare të specializuara për çështje të mjedisit e të shëndetësisë.

Lëvizjes për Bashkim thekson se atje ekziston një gjendje e rëndë dhe që janë të nevojshme veprime më serioze pajtohen edhe vetë institucionet përgjegjëse për të.

Duke u nxitur nga kjo gjendje dhe me qëllim të përmirësimit të saj, deputetët e Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës, Agim Kuleta e Aurora Bakalli, janë duke punuar në përgatitjen e një nisme ligjore për Obiliqin.

Ky ligj, bazuar në masat e parapara, do të ndikojë në masë të theksuar në krijimin e mundësive për një jetë më normale për qytetarët e këtij regjioni.

Nisur nga qëllimi që ky ligj të jetë sa më i kompletuar, prej datës 1 deri më 13 qershor 2013, nëpër lokalitete të ndryshme të komunës së Obiliqit do të organizohen debate publike me qytetarë.

Duke i konsideruar shumë të rëndësishme opinionet e secilit, i ftojmë të gjithë ata që ndiejnë se mund të kontribuojnë në këtë drejtim të marrin pjesë në këto debate. Po ashtu, i ftojmë të marrin pjesë edhe të gjithë ata që janë të interesuar të informohen me masat që parashihet të përfshihen në këtë ligj.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 31.05.2013