Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Azerbajxhani: Do zgjedhin midis Nabucco dhe TAP sipas termave tregtare

Zgjedhja e Azerbajxhanit për dy projektet e tubacioneve për të transportuar gazin e saj në Evropë do të përqëndrohet në marrjen e kushteve të forta tregëtare thotë ministri i Industrisë dhe Energjisë në Azerbajxhan Natik Aliyev.
West Nabucco dhe Trans Adriatic Pipeline janë dy projekte që ofrojmë rrugë të ndryshme në Evropë për të sjellë gazin nga fushat e Shah Deniz në Detin Kaspik.
“Ka shumë faktorë që ne do të vlerësojnë këto dy projekte, por kryesore tani është ai tregëtar,” tha Alijev , pas takimit homologune tij në Oslo.
“Kompanitë e energjis duhet mbulojnë kostot kapitale … Kjo është shumë e rëndësishme për partnerët e huaj të dhe do të jetë më efektive” thekoi ai.
Gjithçka do të vendoset në pranverën e vitit të ardhshëm në Azerbajxhan. Do të jetë ky vend super i pasur me burime të gazit që do të zgjedhë se me cilin gazsjellës do të sjellë pasurinë e tij natyrore në Evropë: TAP apo Nabuccow
I pari kalon nga fushat e gazit të Azerbaxhanit, në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri nga ku përmes tubacioneve nënujore në detin Adriatik mbërin në Jug të Italisë dhe që andej në Evropën Perëndimore.
I dyti, Nabucco kalon nga Azerbazhani në Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe përfundon në Austri. Projekti TAP ka mbështetjen e SHBA kurse Nabucco atë të BE, me argumentin se përveç Turqisë gazsjellësi do të kalojë në vendet anëtare të BE, gjë që garanton siguri.
TAP ka avantazhin e kostos: ndërtimi i tij e ka koston 13 herë më të ulët se Nabuco. Kohët e fundit ky projekt shënoi edhe një avantazh tjetër: Shqipëria, Greqia dhe Italia, tre vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi nënshkruan ne Neë York një memorandum mirëkuptimi, që shënon hapin e parë në nivel politik për të vijuar më pas me analiza teknike për krijimin e kornizës së infrastrukturës së re.
Konsorciumi i investitorëve të projektit TAP përbëhet nga tri kompani të njohura në Evropë: EGL e Zvicrës, Statoil e Norvegjisë dhe EON Ruhrgaz e Gjermanisë.

TV Ora News, 01.05.2013