Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjoba dhe denime administrative per vajrat e perdorura

Në zbatim të ligjit nr.10463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”,dhe VKM nr.765 datë 07.11.2012 “Për miratimin e rregullave për grumbullimin e diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorur”, Task – Forca e MMPAU në zbatim të Urdherit të Ministrit Mjedisit nr.215, datë 20.03.2013 “Për ushtrimin e kontrollit ndaj aktiviteteve të operatoreve ekonomike dhe shoqërive koncensionare që gjenerojne grumbullojnë, transportojnë, trajtojnë dhe riciklojnë vajra të përdorur” konsatoi nje sere problematikash dhe vendosi:
– Gjoba me 500 mije leke per 11 subjekte, te cilet merren me riciklimin, perpunimin dhe grumbullim, gjenerimin e vajrave te perdorur dhe mbetjeve portuale
– Pezullim dhe standartizim te lejes mjedisore per 14 subjekte te cilet merren me riciklimin, perpunimin dhe trajtim te vajrave te perdorur dhe mbetjeve portuale
– Heqje te lejes mjedisore per 2 subjekte te cilet jane pajisur me leje mjedisore dhe nuk kane ushtruar aktivitet prej me shume se dy vjetesh
Ministria e Mjedisit ben me dije se nen shqyrtim te rrepte jane 18 shoqeri te trajtimit te vajrave dhe te gjithe gjeneruesit e vajit te perdorur, perfshire edhe importuesit. Ne kete kontekst, ne rast te gjetjes se fajtor te ketyre shoqerive, do te kerkohet ne menyre te menjehershe dhe te parevokueshme pezullim I aktivitetit te tyre.
Rikthejme edhe nje here ne vemendje se VKM nr.765 datë 07.11.2012 “Për miratimin e rregullave për grumbullimin e diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorur” detyron te gjitha importuesit te pajisen me license 3/2 B, me autorim dhe leje mjedisore, si dhe me nje kontrate sherbimi me menaxhuesit e licensuar.

energjia.al, 26.04.2013