Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ, Dollapi propozon strukturë të re

Kur ka kaluar më shumë se një javë që ka marrë në dorë drejtimin e CEZ Shpërndarjes, administratori Sahit Dollapi ka bërë gati edhe strukturën e re se si do të funksionojë kompania. Në ndryshim nga CEZ, ku gjithçka ishte e qendërzuar, administratori i ri duket se ka propozuar një decentralizim të menaxhimit, duke u dhënë kompetenca të barabarta edhe drejtorive rajonale. Pra, struktura e re ka në thelb krijimin e drejtorive, ndërkohë që sipas çekëve më herët, vendi menaxhohej përmes katër drejtorive kyçe. Enti Rregullator i Energjisë tashmë ka marrë propozimin e ri të Sahit Dollapit dhe do ta diskutojë atë. Por, nëse në drejtoritë rajonale do të ketë staf të ri, për disa pjesë të kompanisë nuk do të ketë ndryshime, dhe kjo do të mbetet me sistemin e vjetër të çekëve. Sikurse shpjegon Enti Rregullator i Energjisë, të tilla shërbime që do të mbeten njëlloj siç menaxhoheshin nga çekët, do të jenë sistemi i faturimit E-bill, por edhe financa, kurse pjesa e burimeve njerëzore është ajo që ndryshon rrënjësisht.

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/01/30/cez-dollapi-propozon-strukture-te-re