Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qytetarët akuzojnë KEK-un për fryrje të faturave

Instalimi i njehsorëve digjitalë ka bërë që disa qytetarë të ankohen në dyfishimin e faturave të energjisë elektrike. Ata dyshojnë në saktësinë e këtyre njehsorëve, por njëkohësisht akuzojnë KEK-un se edhe me anë të bllok-tarifave po i detyron ata të shpenzojnë më shumë energji.
Drita Pacit, banore e bllokut të parë të banimit në rrugën “Afrim Loxha”, në Prishtinë, i është dyfishuar fatura e energjisë elektrike në periudhën 12-mujore. Ajo, në dhjetorin e vitit 2011, kishte paguar një faturë për harxhimet e energjisë elektrike prej 150 eurosh. Kurse, për dhjetorin e vitit 2012 asaj i është faturuar për shpenzimet 374 euro. Ajo thotë të mos ketë harxhuar më shumë energji elektrike. Fajin ia vë njehsorit të ri digjital të cilin e kanë montuar Korporata Energjetike e Kosovës. Ajo dyshon se njehsori digjital nuk e bën matjen e saktë të kilovatëve të harxhuar. Paci kërkon nga organet kompetente që të bëjnë testimin e këtyre njehsorëve dhe pastaj të tregohet nëse ata bëjnë matjen e saktë.

Gazeta Koha Ditore, 11.01.2013