Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Situata energjetike, Ahmetaj- Spaho fyejnë njëri-tjetrin tek “Ekonomia”

Replikat e ashpra mes zv.ministrit të Financave, Nezir Haldedaj dhe deputetit socialist Arben Ahmetaj kanë shoqëruar mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohej akti normativ për buxhetin e vitit 2012-të
Situata energjetike në vend është bërë objekt i debatit në këtë komision. Gjatë diskutimeve në seancë, zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda, ka bërë me dije lidhur me mosshlyerjen e detyrimeve nga ana e pushtetit vendor ndaj CEZ. Por, pavarësisht detyrimeve të prapambetura nga ujësjellësi, Haldeda kërkoi nga CEZ të mos bëjë ndërprerje masive të energjisë.
Kërkesa e Ministrisë së Financave është kundërshtuar nga ligjvënësit socialistë. Deputeti i PS-së, Erjon Braçe deklaroi se ERE ka njoftuar se do nisë procedurën për heqjen e licencës së CEZ dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ndërkohë që deputetja Mimi Kodheli akuzoi Qeverinë se po ndërhyn në mënyrë të dhunshme në fondet e pushtetit vendor.
Opozita votoi kundër për aktin normativ, miratohet vetëm me votat e maxhorancës.

www.balkanweb.com, 09.10.2012