Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tenton grabitjen me dhunë, plumba në një pikë karburanti

Një 19 vjeçar nga fshati Bugjon i Pukës dhe me banim në Shkodër është vënë në prangat e policisë, pasi tentoi të vidhte me dhunë nën kërcënimin e armës së zjarrit në një pikë karburanti.
Mhill Gjergji i dënuar edhe më parë për vjedhje u arrestua pasi pasditen e djeshme nën kërcënimin e një arme zjarri tip pistoletë dhe i maskuar me skafandër motori ka tentuar të vjedhë shitësin e pike karburanti, në lagjen “Ahmet Haxhia” të qytetit Shkodër.
Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al, se nga veprimet e deritanishme hetimore mësohet se autori i ngjarjes në tentativë për të vjedhur shitësin e pikës së karburantit, gjatë përleshjes me këtë të fundit, ka qëlluar një herë me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime dhe në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua  një gëzhojë model 54 .
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale autorit të ngjarjes iu sekuestruan dy motoçikleta njëra e markës Dajan me targë SH 254, dhe tjetra e markës Motoaupa si dhe një skafandër motori, mjete këto me të cilat dyshohet se 19 vjeçari ka tentuar te kryej vjedhjen.
Në vijim të hetimeve vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshme ndërsa nisën hetimet për veprat penale “Vjedhje me armë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Agjensia e Lajmeve NOA, 23.05.2012