Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hapet diga e Spatharit që do furnizojë Ashtën. Prodhimi i energjisë me kapacitet të plotë nis në muajin shtator!

Specialistët që punojnë në HEC-in Ashta kanë bërë hapjen e digës së Spatharit, e cila furnizon Hidrocentralin më të ri në kaskadën e Drinit. Ndërtimi i këtij hidrocentrali mbështet sigurinë e furnizimit me energji të sistemit, redukton importet e energjisë dhe ka ndikim tepër të moderuar në natyrë. Inxhinier Genc Gjeçi përgjegjës teknik në HEC Ashta shprehet hapja e digës së Spatharit shenon një hap të rëndësishëm pasi janë fazat e fundit të punimeve që po bëhën. Provat e para që do bëhen në prodhimin e energjisë elektrike do nisin në muajin maj, për të prodhuar energji me kapacitet të plotë në muajin shtator.
Hidrocentrali i Ashtës është i ndarë në dy pjesë: energjia elektrike do të prodhohet në Ashta I, ku tre dekada më parë është ndërtuar rezervuari i Spatharës dhe sistemi i vogël i vaditjes për sektorin bujqësor. Ajo që bën këtë projekt më interesant është fakti se deri në 560 m3 ujë për sekondë do të furnizojnë jo turbina të zakonshme, por 45 turbina Matrix. Në vend të një turbine të madhe, kjo teknologji novatore vë në punë disa turbina të vogla. Si rezultat mund të shfrytëzohen edhe rrymat e vogla të ujit duke rritur kështu eficencën. Hidrocentrali Ashta do bëjë të mundur furnizimin me energjie elektrike për rreth 120.000 familje.

TV ABC News, 16.04.2012