Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol: Djalli fshihet në detaje

Pas amendimit të ligjit për hidrokarburet, pritet të nisë faza e dytë, që parashikon dy muaj kohë pritje, për të parë shfaqjen e interesit nga kompanitë e huaja. Më pas do të krijohet ajo që quhet “data room”, për të kuptuar më qartë se çfarë do të shitet. Qeveria garanton se do të shiten vetëm të drejtat dhe jo pasuria e nëntokës. Përmes një formule gati magjike qeveria pretendon se do t’i zgjidhë mosmarrëveshjet në kontratën e pas privatizimit, që do të lidhet më kompaninë e përzgjedhur si fituese.
Shqipëria duket se po ndjek me përpikëri këshillat që vijnë nga konsulenti amerikan “Patton Boggs”, që asiston në procesin e privatizimit të kompanisë prodhuese të naftës “Albpetrol”, sikundër bëri edhe me ARMO-n. Pas “qepjes” së dosjes, kalimit të të gjitha hallkave ligjore, qeveria do të shpallë hapjen e tenderit ndërkombëtar. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë kjo mund të ndodhë nga muaji qershor-korrik. Është menduar që në dispozicion për shfaqjen e interesit të lihen rreth dy muaj. Për kompanitë që do të hyjnë në garë, kushtet janë përcaktuar qartazi, duhet të kenë mbi pesë vjet përvojë në sektorin e prodhimit të hidrokarbureve. Qeveria, edhe pse nuk jep emra konkretë, ka bërë të ditur se ka pasur edhe më parë shfaqje interesi (siç ishte rasti i “APIC Petroleum”). Pas këtij procesi, zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë thonë se do të punohet për krijimin e një “dhome” të dhënash, që do të shërbejë për regjistrimin e të gjitha aseteve të kompanisë, por edhe për të kuptuar më qartë se çfarë do të shitet dhe cilat do të jenë licencat që do të jepen. Kompania konsulente amerikane i ka vlerësuar asetet e “Albpetrol” në rreth 322 milionë euro. Zyrtarët e ministrisë thonë se nuk ka një pritshmëri për çmimin e privatizimit, por çdo shumë që do të konsiderohej e leverdisshme, do të pranohet. Një nga çështjet më të diskutuara në këtë proces (kryesisht gjatë miratimeve të ndryshimeve në ligjin “Për Hidrokarburet”) ka të bëjë me atë se çfarë do të japë shteti, duke hequr dorë nga 100% të aksioneve që ka në këtë kompani. Zëvendësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, garanton se kompania që do të shpallet fituese, do të përfitojë vetëm të drejtat që ka “Albpetrol” në fushën e kërkimit dhe të prodhimit të naftës dhe të gazit në Shqipëri, por jo nëntokën, ajo mbetet pasuri kombëtare. Zoti Bozdo tha se disa të drejta që kanë të bëjnë me zonat ku “Albpetrol” nuk ka marrëveshje me palë të treta do të caktohen pas procesit të privatizimit. Kësaj shoqërie do t’i lindë e drejta e “ofertës së parë”, që nënkupton të drejtën për të kryer operacione hidrokarbure kërkimi, zhvillimi, prodhimi dhe tregtimi të naftës dhe gazit për një afat 25-vjeçar. Juristët thonë se vetë ligji i hidrokarbureve ka përcaktuar të drejtën ekskluzive për një periudhë që nuk i kalon 25 vjetët, për të zhvilluar dhe prodhuar rezervat e hidrokarbureve në zonën e kontratës, në përputhje me kushtet e një plani zhvillimi, të miratuar nga METE, si dhe për të ripërtërirë këtë të drejtë aty dhe në masën që parashikon marrëveshja e hidrokarbureve. Për sa kohë, thonë ata, kjo e drejtë është e përcaktuar në të gjitha marrëveshjet, nuk konstatohen privilegje që mund t’i bëhen “Albpetrolit” për ato zona ku ai i zhvillon i vetëm operacionet hidrokarbure. Një pikëpyetje që ngrihet në lidhje me këtë proces nga juristët ka të bëjë me faktin nëse do të njihen investimet e bëra deri tani në këtë kompani, si pjesë e përllogaritjeve të vlerës së aseteve. Për zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, në këtë zonë është bërë një bilanc i detajuar i atyre që njihen si “aktiv well” dhe “sleeping well” (të mira aktive dhe jo aktive). Të gjitha këto do të kontrollohen nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN-ja), e cila do të ketë të drejtë të lidhë edhe marrëveshjet hidrokarbure. Zëvendësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, tha se janë marrë të gjitha masat që të mbyllen edhe çështjet e shpronësimeve në zonat ku kryen aktivitet “Albpetrol”. Ai u shpreh se këto probleme do të mbyllen para privatizimit. Një çështje tjetër që do të zgjidhet pas këtij procesi do të jetë edhe ajo që lidhet me dhënien e licencave për shpërndarjen e gazit, të pronësisë intelektuale etj. Çdo detaj, tha zëvendësministri Bozdo, do të konturohet në një kornizë ligjore, që do të shoqërojë procesin e pas privatizimin. Ligjërisht është parashikuar edhe se çfarë do të ndodhë në rast falimentimi të “Albpetrolit”, ku shteti do të vazhdojë të monitorojë, duke qenë se burimet janë pasuri kombëtare.
Çfarë shitet me “Albpetrol”
“Albpetrol” iu nënshtrua procesit të privatizimit me miratimin që iu bë formulës në nëntor të vitit 2011. Për këtë arsye, lindi edhe nevoja e ndërhyrjeve në legjislacionin për hidrokarburet. Shteti, duke qenë zotërues i 100% të aksioneve të kësaj shoqërie parashikon të kalojë në duar të privatit të drejtat që ka në fushën e kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe të gazit. Juristët thonë se shitja e aksioneve do të thotë që pronari i ri (ortaku i ri që tashmë nuk do të jetë më shteti, por një privat) do të gëzojë nëpërmjet kompanisë “Albpetrol” të gjitha të drejtat dhe detyrimet që kjo shoqëri gëzon sot apo ka kundrejt të tretëve (si për shembull: kontratat, marrëveshje hidrokarbure, asete, detyrime për pagesa). Kufizimet e caktuara në lidhje me të drejta apo detyrime vendosen në kontratën e shitjes së aksioneve, e cila miratohet me ligj. Përveç të drejtave në fushën e prodhimit, kërkimit dhe zhvillimit të naftës dhe të gazit, asetet e “Albpetrol” përfshijnë ndërtesat, makineritë, infrastrukturën mbi tokë, sistemin e transportit (përfshi edhe të drejtën kombëtare për të ofruar shërbim në transportin e naftës) dhe të mira të tjera. Kompania ka në zotërim edhe harta dhe raporte të shumë studimeve gjeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke filluar që nga viti 1950. Sistemi kombëtar i transportit të naftës dhe gazit lidh fushat e prodhimit të naftës me dy portet më të rëndësishme në vend, Durrësin dhe Vlorën. Për shkak se një pjesë e këtij segmenti është mbyllur, sistemi i transmetimit nuk funksionon në tërësinë e tij, por është i rehabilituar. Nga ana tjetër, “Albpetrol” gëzon të drejta për të lidhur kontrata me kontraktorë të tretë. Aktualisht kjo shoqëri ka nënshkruar 7 marrëveshje me kompani ndërkombëtare në sektorin e naftës. Pas procesit të privatizimit, një pjesë e këtyre të drejtave do të bien në kundërshtim me karakterin privat që do të marrë “Albpetrol”. Për të shmangur çdo keqinterpretim, si dhe me qëllim për të ruajtur të paprekura marrëveshjet e lidhura me kontraktorë të tjerë, pas privatizimit, ndarja e prodhimit do të vazhdojë të bëhet mes këtyre dy palëve, por me një afat të përcaktuar që në ligj është vendosur 25 vjet (ose 20+5 vjet, sikundër parashikon edhe ligji i koncesioneve). Pyetja lind se çfarë do të ndodhë pas këtij afati. Juristët shprehen se në këtë rast, ligji i njeh të drejtën “Albpetrol” të “refuzimit të parë”, në rast mospranimi, atëherë këto të drejta i kthehen shtetit. Të gjitha këto marrëdhënie do të specifikohen në shtojcën e marrëveshjes së “Albpetrol”. Pas privatizimit, kjo shoqëri nuk mund të lidhë marrëveshje me palë të treta për zonat ku operon e vetme. Kjo e drejtë, që i njihej më parë në cilësinë e një shoqërie shtetërore, do t’i hiqet pas privatizimit. Në këtë mënyrë, “Albpetrol” barazohet me shoqëritë e tjera private që operojnë në Shqipëri, në sektorin e hidrokarbureve. Në këtë mënyrë, rezervat e naftës ngelen pasuri e vendit, 30 milionë tonë naftë do të mbeten deri në fund pasuri e këtij vendi. Ekspertët shprehen se është e rëndësishme që të sqarohet edhe statusi ligjor i përfitimeve, pasi ka kontrata me kompani të ndryshme.
Pas privatizimit, jo më lehtësi fiskale
Për “Albpetrol” ekzistojnë dy trajtime fiskale: për ndarjen e prodhimit dhe sistemi i drejtpërdrejtë fiskal. Kompania që do të shpallet fituese për marrjen e “Albpetrol”, do të ketë barrë fiskale më të lartë se në kushtet kur shoqëria zotërohej 100% nga shteti dhe nuk paguante taksa në mënyrë të njëjtë me kompanitë e tjera të naftës që shfrytëzojnë burimet shqiptare. Heqja e statusit “preferencial” nënkupton se shoqëria përfituese do të paguajë tatimfitim për zonat e zbuluara e të vëna në prodhim para datës 31 dhjetor 1993 në masën 30%. Për zonat e vëna në prodhim pas kësaj date, tatimfitimi është 30% për sasinë e hidrokarbureve deri në 20,000 fuçi në ditë dhe 50% për sasitë shtesë nga 20,000 fuçi në 50,0000 fuçi në ditë. Mbi këtë sasi, tatimfitimi do të jetë 55%. Me këto ndryshme parashikohet barazia fiskale dhe trajtimi me status të njëjtë si operatorët e tjerë. “Albpetrol” zotëron më shumë se 40% të interesave në marrëveshjet hidrokarbure.
“Albpetrol”, kompania që vlen miliona
Për drejtuesit e kompanisë “Albpetrol”, procesi i privatizimit vlerësohet si një hap i rëndësishëm për sektorin e naftës dhe të gazit në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit. Administrata amerikane e energjisë raporton se në total, ky rajon llogarit rreth 345 milionë fuçi, nga të cilat 198 milionë fuçi janë në territorin shqiptar. Kroacia llogarit rezerva në masën 73 milionë fuçi, ndërsa Serbia në rreth 78 milionë fuçi. Pavarësisht se numri i kompanive aktive që operojnë në sektorin e prodhimit dhe nxjerrjes së naftës është rritur ndjeshëm, veçanërisht në Shqipëri, prodhimi i naftës në rajonin e Ballkanit vazhdon të jetë i ulët. Në kontrast, kërkesa për naftë dhe gaz, në Shqipëri, është rritur me rreth 11% në vit, që nga viti 2000. Edhe në vende të tjera të Ballkanit, si në Bullgari, Serbi e Mal të Zi është rritur me 11-12% në dy vitet e fundit. Duke qenë se si Shqipëria, ashtu edhe vendet e rajonit po vazhdojnë të zgjerojnë dhe të modernizojnë ekonomitë e tyre, edhe kërkesa për naftë dhe gaz do të ndjekë trendin rritës. Të njëjtin trend do të ndjekë edhe prodhimi dhe nxjerrja. Në territorin e Shqipërisë, pas vitit 1992 kompani të huaja, si “Agip”, “Chevron”, “Shell”, “Hamilton”, “Occidental”, “OMV+Deminex”, “Mobil”, “Exxon” kanë qenë periodikisht prezente me kërkime dhe zhvillime në sektorin e naftës. Zbulimi i parë i bërë nga një kompani e huaj ka qenë ai i “Occidental” në vitin 2001, që u quajt “Shpiragu Discovery”. “Albpetrol” operon në mënyrë ekskluzive në disa zona, duke udhëhequr operacione si në prodhimin e naftës bruto dhe të gazit, në naftë është zona e Amonikës, gazi i kondensuar në fusha si ajo e Divjakës, Ballaj-Kryevidh, Frakull, Povlec, Panaj, Finiq, Durrës, Kolonjë. Kompanitë me të cilat “Albpetrol” ka nënshkruar marrëveshje janë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, “Stream Oil” & “Gas Ltd” dhe “Visoka Oil Corporation”.
Të drejtat kontraktuale
Marrëveshjet hidrokarbure iu lejojnë palëve të treta zbatimin e operacioneve në zonat e përcaktuara me ligj. Në këtë rast, të drejtat e “Albpetrol” janë të kufizuara, por, nga ana tjetër, ka edhe të drejta që i njihen kësaj shoqërie.
E drejta preekzistuese e prodhimit
Kjo e drejtë i lejon “Albpetrol” të përfitojë një përqindje të caktuar të prodhimit mesatar të realizuar në 6 muajt e fundit nga puset që menaxhohen nga kontraktorët. Kjo përqindje varion nga 65–80%, me rritje nga 5–15%. Aksionet e “Albpetrol” Të gjitha marrëveshjet e naftës i lejojnë kontraktorët të mbulojnë kostot që lindin nga prodhimi. Por kontraktorët kanë detyrim që të transferojnë një pjesë të prodhimit për llogari të “Albpetrol”. Kjo shumë llogaritet në bazë të një formule të mirëpërcaktuar (1-6%).
Përfitimi
Shumica e marrëveshjeve i detyrojnë kontraktorët që, përveç sasisë së parashikuar më sipër, t’i dorëzojnë “Albpetrol” një pjesë tjetër të naftës së prodhuar, pas zbritjes së investimeve të kryera. Kjo zbatohet vetëm në marrëveshjet për zonën e Delvinës, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Ballsh–Hekal.
“Club d’Affaires France-Albanie”: Privatizimi i “Albpetrol” tërheq francezët
Privatizimi i “Albpetrol” ka tërhequr vëmendjen edhe të investitorëve francezë. Në eventin e parë të organizuar nga “Club d’Affaires France-Albanie” (Klubi Shqiptaro-Francez). Gjatë takimit, kompani shqiptare dhe franceze u njohën nga zëvendësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, dhe këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli, me çështjet e sektorit të naftës në vend, ku më i rëndësishmi dhe më aktuali është ai i privatizimit të “Albpetrol”. Zëvendësministri Bozdo prezantoi përpara përfaqësuesve të kompanive shqiptare e franceze që operojnë në vend, projektet që ka shteti në këtë sektor, duke vënë theksin mbi prioritetet aktuale. Në lidhje me privatizimin e “Albpetrol”, zëvendësministri sqaroi çështjet kryesore si: e drejta preekzistuese, zona ekskluzivisht të përdorura, zonat me marrëveshje nafte etj. Kompanitë që morën pjesë në këtë takim përfituan nga rasti për të prezantuar aktivitetin, përvojën dhe projektet e tyre të bashkëpunimit në Shqipëri dhe Francë. Mes tyre dalluan emra si “Brgm”(Francë), “La Petrolifera Italo-Albanese” (Itali), “Bankers Petroleum”, (Kanada), “Stream Oil and Gas”, (Kanada), “Albpetrol” (Shqipëri).
Në shifra
Renta minerare 2008-2011 – 92 milionë dollarë shuma e grumbulluar, 85% i takon Patos-Marinzës 2008-2011 – Renta minerare + pjesa e prodhimit paraekzistues – 187 milionë dollarë, 80% e ka “Bankers Petroleum” Tatimfitimi neto i “Albpetrol” në vitin 2010, 1,1 miliardë lekë 480 milionë dollarë, investimet totale nga kompanitë e huaja 2004-2011 448,000 tonë naftë, prodhimi i kompanive në 2005-n 900,000 tonë naftë, prodhimi i kompanive në 2011-n Rezervat gjeologjike të naftës 436 milionë tonë naftë në total 80 milionë tonë rezerva të nxjerrshme për të gjithë periudhën 50 milionë tonë naftë janë shfrytëzuar 30 milionë tonë naftë janë rezervë.
Albetrol, “djalli fshihet në detaje”
Që Albpetrolit i ka ardhur koha për t’u shitur tek privati, kjo është mëse e dukshme, sidomos tani. Gjiganti i naftës prej kohës ishte gjunjëzuar e mpakur nga shëndeti financiar, për shkak të korrupsionit politik dhe financiar, që prej krijimit të tij. E parë si një kompani, që krijonte shumë të ardhura, Albpetrol vazhdimisht është shquar për mungesa të theksuara në administrim, duke qenë abonent i përhershëm i raporteve kritike të Kontrollit të Lartë të Shtetit, akuzave politike, apo axhendave të dyshimta të bizneseve për të përfituar prej tij. Për këto arsye, kompania mund të ishte privatizuar edhe më parë, por në këto momente shitja e tij ka më shumë vlera. Sot, vlera kontabël e kompanisë është rreth 300 milionë euro. Të ardhurat e saj të pritshme nga shitja do të jenë një kontribut i vyer financiar për buxhetin konservator të këtij viti, i cili duket të përballojë mes shumë dilemash, mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor, investimet dhe shpenzimet sociale të premtuara. Rënia e të ardhurave nga kriza ndërkombëtare mund të kompensohet mirë nga ky privatizim. Por, pikërisht këtu lind dyshimi i parë. A mos vallë Albpetrol po shitet sot për një qëllim afatshkurtër, sa për të krijuar të ardhura të momentit në buxhet. Tkurrja e kapitalit investues në tregjet ndërkombëtare është një rrethanë që nuk duket se e bën të lëverdisshme shitjen, duke e kompromentuar paksa qëllimin. Dyshimi ende qëndron në këmbë, përsa kohë ende nuk është bërë i qartë qëllimi i shitjes dhe përfitimet ekonomike të argumentuara, që do të vijnë. Albpetrol, vetëm përmes rentës minerare dhe pjesës së prodhimit paraekzistues nga kompanitë e tjera koncesionare, që kanë marrëveshje me të gjatë viteve 2008-2011, ka arkëtuar 187 milionë dollarë. Me formën e propozuar nga qeveria për privatizimin, këto të ardhura do t’i kalojnë totalisht blerësit. Qeveria është shprehur se mungesa e këtyre të ardhurave do të kompensohet nga taksat, që do të vjelë nga subjekti privat, që do të blejë kompaninë, duke e trajtuar atë si të gjitha bizneset e tjera, pra pa asnjë lehtësi, sikundër ka statusin tani Albpetrol. Por ky argument, së paku deri tani, nuk është faktuar me shifra dhe analizë financiare të detajuar, ku të dëshmohen humbjet dhe përfitimet para dhe pas privatizimit, që do të ketë buxheti i shtetit, jo vetëm për një vit, por në vijimësi. Këtu lind dyshimi i dytë, i cili po të bashkëngjitet me të parin, të bën pak besues se Albpetrol po shitet për qëllime strategjike, që i i shërbejnë gjallërimit të ekonomisë kombëtare dhe jo për kalkulime financiare të çastit. Edhe shitja 100% të aksioneve të kompanisë, ku përfshihen jo vetëm të drejtat, që ka Albpetrol mbi marrëveshjet e tjera koncesionare të shfrytëzimit të pasurisë nëntokësore me naftë (tre të tilla) nuk është shumë e qartë. Ministria e Ekonomisë, e cila ka përgatitur draftin, thotë se pasuria nëntokësore i mbetet shtetit ….por kjo do të përcaktohet me detaje, se si do të ndodhë në kontratën me fituesin, pra do të jetë pjesë e negociatës dhe jo taksative, e paracaktuar që më parë. Pikërisht, janë këto detaje ende të paqarta për publikun, që lindin një dyshim edhe më të madh. A do të shesim apo jo përfundimisht një pasuri kombëtare, që nuk është një pasuri çfarëdo, por për të cilën shtete e kombe të tëra shpesh kanë lindur dhe shuar konflikte të mëdha. Burimet e energjisë sot në çdo vend të botës nuk vlerësohen vetëm si burime të përfitimit ekonomik, por ato janë pjesë e pavarësisë së një shteti. Ndaj, shitja e Albpetrolit nuk është më një çështje procesi, por çështje identiteti, ndaj ai nuk mund të shitet për konjuktura por kërkon pjekuri dhe transparencë. Një thënie e huazuar thotë se djalli fshihet në detaje, publiku kërkon detaje për të mos paragjykuar një privatizim, që mund të jetë i drejtë dhe plot dobi. Pavarësisht se procesi tashmë është përfshirë në vorbullën e politikës së ditës, dhe plot tensione të ngatërruara, vendimarësit kanë gjithë kohën e nevojshme për të larguar ‘djallin’, që shumë kush mund të paragjykojë se mund të fshihet pas kontratës…

Revista Monitor, 12.03.2012

Albpetrol, dritë-hijet e një privatizimi
Kompania shqiptare e naftës po i afrohet gjithnjë e më shumëmomentit tëpakthyeshëm tëshitjes. Shumë detaje, në nivel strategjik apo teknik, mbeten të paqarta, ndërkohë që për 2800 punonjësit e Albpetrolit nuk dihet se ç’fat i pret. Ndërkohë, në8 vitet e fundit, në sektorin e naftës në Shqipëri janë investuar rreth 477 milionë dollarë, pothujse të gjitha nga kompani private
Privatizimi i Albpetrolit është një ndër diskutimet e ditës sa i takon atyre pak aseteve publike që Shqipërisë i ka mbetur të shesë (papërmendur këtu pyjet, kështjellat etj). Se çfarë përfaqëson Albpetrol është ende disi e paqartë. Nga viti në vit, kompania ka lëshuar disa prej territoreve më të mira naftmbajtëse, të cilat u kanë kaluar në përdorim agjentëve privatë, por nga ana tjetër, edhe prodhimi i vetë Albpetrol është rritur gjatë viteve të fundit.
Vlera e aseteve të kompanisë, një pjesë e të cilave tejet të amortizuara, është vlerësuar rreth 450 milionë dollarë nga qeveria.Ndërkaq, privatizimi po varet si gijotinë mbi kokët e 2800 punonjësve të kompanisë shtetërore, me të cilët nuk dihet çfarë do të ndodhë kur pronësia do të kalojë në duart e një operatori privat.Sipas Sindikatës së Naftëtarëve, Albpetrol punëson aktualisht rreth 2800 persona, ndërsa në vitin 2010 vlerësohet kompania ka arritur të nxjerrë rreth rreth 115 000 tonë naftë.
Opozita e ka kundërshtuar prej kohësh këtë privatizim, me argumentimin se mungojnënjë sërë informacionesh të rëndëisshme, si orientimi strategjik i sektorit energjetik shqiptar, me fokus te sektori i pordhimit të naftës dhe gazit; situata reale e kompanisë; fati i punonjësve; e të tjera. Opozita në fakt ka drejtuar 27 pyetje për Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës (një pjesë e të cilave duhet të marrin përgjigje nga Ministria e Financave), por vetëm një pjesë e vogël kanë marrë relaisht përgjigje, sipas burimeve të opozitës.
“Takati” i Albpetrolit
Sa prodhon kompania, çfarë të ardhurash merr shteti prej saj? Në fund të fundit, ky ësht ënjë informacion i rëndësishëm që duhet të kishte qenë i disponueshëm për publikun duke qenë se kjo kompani ka qenë dhe ende është pronë publike. Por u desh që të merrej një vendim për ta shitur dhe që ky diskutim të shkonte në komisionet parlamentare, në mënyrë që një pjesë e këtyre të dhënave të bëhej e ditur.
Zëvendësministri i METE, Eno Bozdo njoftoi deputetët e komisionit për investimet e kryera në sektorin e naftës në Shqipëri nga Albpetrol dhe operatorët e tjerë privatë, por duke theksuar se privatët kanë investuar më shumë se Albpetrol. Sipas Bozdos, investimet totale të realizuara nga kompanitë e huaja për vendburimet ekzistuese, nga viti 2004 deri në vitin 2011 kapin shifrën e diçka më shumë se 482 milionë dollarëve.
“Në vitin 2004 këto investime kanë qenë 3,8 milionë dollarë. Në vitin 2005 kanë qenë 16,8 milionë dollarë. Në vitin 2006 kanë qenë 39 milionë dollarë. Në vitin 2007, 46,5 milionë dollarë. Në vitin 2008, 74 milionë dollarë. Në vitin 2009, 43 milionë dollarë. Në vitin 2010, 127 milionë dollarë dhe në vitin 2011, po ashtu 127 milionë dollarë”, njoftoi zëvendësminitri. Ai sqaroi se këto janë investime të kompanive që kanë marrëveshje hidrokarbure me Albpetrol-in, por ka edhe investime të cilat janë realizuar në blloqe që janë jashtë zonës së Albpetrol-it.
Gjithashtu, në mbledhjen e Komisionit në fjalë, Bozdo ka folur edhe prodhimin e Albpetrolit. Sipas zëvendësministrit, në vitin 2005 Albpetroli-i prodhonte 350 mijë tonë dhe nga marrëveshja hidrokarbure 98 mijë tonë, pra në total 448 mijë tonë. Ai sqaroi se në vitin 2006 dhe në të gjithë vitet në vazhdim, për arsye të zhvillimit, është zvogëluar pjesa që prodhon Albpetrol-i dhe është rritur në mënyrë eksponenciale pjesa e prodhuar nga ata që kanë hyrë në marrëveshje hidrokarbure.“Në vitin 2011 Albpetroli prodhonte 60 mijë tonë dhe nga marrëveshjet hidrokarbure kemi 831 mijë tonë. Në total 890 mijë tonë, që është dyfishi i prodhimit të vitit 2004”, tha Bozdo.
Gjithashtu, zëvendësministri sqaroi se për koncesionet para vitit 2005, nuk ka qenëe parashikuar një rentë për llogari të shtetit shqiptar nga kompanitë shfrytëzuese, çka ngre pikëpyetje mbi arsyet e koncesioneve minerare të dhëna gjatë qeverisë “Nano”. Bozdo deklaroi se të ardhurat që merr shteti shqiptar, duke filluar nga viti 2008, përfshirë edhe vitin 2011, janë 90 milionë dollarë (nga renta që paguajnë kompanitë e shfrytëzimit, përfshi Alpetrolin). “Të gjitha marrëveshjet që janë negociuar përpara vitit 2005 nuk kanë parashikuar të tilla dhe janë marrëveshje të cilat edhe kur janë dorëzuar puset janë dhënë thuajse falas, për të mos thënë falas. Nuk paguhet asgjë për marrjen në dorëzim të bazën materiale, nuk paguhet as qiraja. Ky standard u ndryshua për të treguar se jo vetëm renta minerare u fut si koncept për herë të parë në vitin 2008, për të rritur përfitueshmërinë e shtetit kundrejt sektorit, por, nga ana tjetër, standardi i marrëveshjeve hidrokarbure ka ndryshuar, duke filluar që nga viti 2006 e tutje”, sqaroi Bozdo.
Po pastaj?
Problemi është se thjesht të ardhurat e kompanisë dhe investimet e saj – shifrat e detajuara,në fakt, nuk janë bërë ende publike duke qenë se nevojitet bashkërendim me Ministrinë e Financave –nuk mjaftojnë që të merret një vnedim nëse një aset shtetëror duhet privatizuar apo jo. Njëpikë shumë e rëndëishme mbetet sigurimi i një panorame‘makro’mbi mundësitë dhe synimet e zhvillimit strategjik të sektorit energjetik dhe minerar në vend, në kuadër të këtij privatizimi. Për këtë pikë, ekspertët e ministrisë kanë deklaruar se një strategji e tillë keziston, por nuk e kanë vënë në dispozicion tëdeputetëve. Në fakt pyetja ishte orientuar drejt kërkimit të informacionit nëse një strategji e tillë ekziston, ndaj dhe METE është përgjigjur “Po”.
“Për pyetjen e parë, nëse ka apo jo një program strategjik për ruajtjen, shfrytëzimin dhe zhvillimin e rezervave të naftës në vendin tonë, mund t’ju them se ekziston një program i tillë afatgjatë për këtë sektor, ku ka të dhëna edhe se sa janë rezervat e njohura, për të cilat, strukturat e specializuara të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar e të tjera prej vitesh e dekadash kanë bërë studime të ndryshime. Të dhënat e sakta nuk janë vetëm për rezervat, por edhe si do të paraqiten ato në të ardhmen dhe mbi bazën e tyre është ndërtuar edhe ky program strategjik, i cili tregon se si do të administrohen ato, tani dhe në të ardhmen, nga shteti shqiptar. Pra, për këtë gjë po punon Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, për të nxjerrë të dhëna të sakta, duke iu referuar programit, që është i miratuar”, ishte përgjigja e ministrisë.
Në këtë pikë, puna e strategjisëështë thjesht çështje mirëbesimi. Gjithashtu, vetëm disa prej 27 pyetjeve të drejtuara nga deputetët e opozitës, ku në debatet e transkripteve të diskutimeve spikatin reagimet e Eduard Shalsit, kanë marrë përgjigje të pjesshme, ndërsa pjesa tjetër mbetne pa përgjigje.
Kompensimi i punonjësve
Albpetrol ka sot rreth 2800 punonjës të regjistruar, shumica e të cilëve përfitojnë vjetërsi në punë. Nëse kompanisë i duhen apo jo kaq shumë punonjës, përgjigja është qartazi “Jo”. Është e dukshme se punësimi në Albpetrol është mbajtur si një formë mbështetjeje financiare për familjet në zonat përkatëse, ku aktiviteti i naftës përfaqëson një ndër shumë pak aktivitete relevante për punësimin e njerëzve. Kjo është në thleb njëformë subvencioni.
Çëshjta ështëse me privatizimin e kompanisë, punonjësit që do të lirohen duhet të kompensohen. Qeveria thotë se formula e privatizimit përfshin edhe kompensimin e punonjësve. Por për punonjësit e pushuar ndërkaq, çështja e kompensimit dhe sidomos ajo e vjetërsisë në punë, mbetet një detaj i pazgjidhur.

Revista Java, 18.03.2012