Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Paris, vetura elektrike dhe të përbashkëta

Parisi lançoi zyrtarisht projektin Autolib, që ofron për qytetarët mundësinë të udhëtojnë brenda qytetit me makina elektrike, me çmim të lirë dhe në pronësi publike të përbashkët. Në shërbim janë 250 vetura blu, krejtësisht elektrike. Ato mund të merren me qera midis 4 deri në 8 euro për gjysmë ore. Por fillimisht drejtuesve u kërkohet të paguajnë një abonim që nis nga 10 euro në ditë.
Organizatorët synojnë që deri në fund të vitit 2012, të shpërndajnë në 1 mijë stacionet përqark Parisit mbi 3 mijë vetura të këtij lloji. Ai bazohet në suksesin e Velib, që është skema e përdorimit të biçikletave të përbashkëta që ka nisur në vitin 2007. Në këtë formë autoritetet synojnë të reduktojnë nevojën e përdorimit të veturës private në bulevardet e Parisit.
Paralelisht kjo është një formë shumë e mirë për të zbuluar veturën elektrike dhe të përcaktojë një tjetër trend për blerjen e veturave. Siguracionet e larta dhe çmimi i kripur i parkingut sipas një studimi, ka bërë që 25% e parisienëve të heqin dorë nga veturat personale. Vetura elektrike, ashtu si biçikleta, ajo mund të merret në një stacion dhe të dorëzohet në një stacion tjetër. Projekti ofron shumë risi të teknologjisë së informacionit.

TV Scan, 06.12.2011