Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet çmimi i gazit të lëngshëm, qytetarët u rikthehen druve. E papërballueshme për xhepat e qytetarëve!

Rritet sërish çmimi i gazit të lëngshëm në tregun fierak. Veç rritjes së çmimit të karburanteve ku dje një litër benzinë arriti në 1800 lek të vjetra, një tjetër rritje është shënuar për xhepat e varfër të konsumatorëve fierakë. Në këtë stinë të ftohtë të pragdimrit është rritur ndjeshëm edhe gazi i lëngshëm kaq i domosdoshëm për familjet fierake, për ngrohje dhe gatim. Në ditën e djeshme gazi lëngshëm pësoi një rritje 10 lekë më shumë duke u krahasuar me muajt gusht-shtator. Kështu një litër gaz i lëngshëm sot është tregtuar me 1600 lekë dhe në shumë pika gazi edhe me 1700 çka do të thotë më tepër varfëri për fierakët. Qytetarët shprehen se do t’u rikthehen traditës së vjetër të sobave me dru dhe shumë prej tyre kanë pohuar se kanë faturuar lata druri si dikur në pikat e tregtimit të tyre. Kjo për faktin se energjia elektrike dhe gazi i lëngshëm nuk janë çmime shumë të favorshme për ekonominë e tyre familjare. Për më tepër që në të shumtën e rasteve energjia elektrike “I lë në baltë” nga prerjet e saj vend e pa vend. “Energjia elektrike dhe gazi i lëngshëm nuk na bëjnë shumë punë për ngrohje dhe gatim”,-thotë Kastriot Cerma banues në lagjen “15 tetori” të qytetit të Fierit sepse çmimet e tyre po shkojnë në stratosferë. Ne kemi blerë një sobë druri në Kosovë dhe ngrohemi me dru. Edhe gatuajmë edhe ngrohemi. E kemi zgjidhur këtë problem sepse kemi fëmijë të vegjël dhe natyrisht nuk mund të jetojmë dot pa ngrohje në kushtet e temperaturave të ulëta”. Por për pensionet e moshës së tretë edhe druri i zjarrit është një luks për ta. Një pensionist thotë se prej vitesh nuk ndez zjarr në shtëpi së bashku me bashkëshorten tij.

Gazeta Metropol, 16.11.2011