Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Historiku i 4 HEC-ëve te privatizuar

Pas miratimit nga kuvendi me 73 votat e mazhorances te projektit te shumëdebatuar te qeverise katër hidrocentrale pritet te privatizohen se shpejti. Behet fjale për dy hidrocentralet e Bistricës ne Sarandë si dhe ato te Ulzës e Shkopetit mbi kaskaden e lumit te cilat prodhojnë se bashku rreth 5.5 % te totalit te energjisë ne vend.  Projektet për Hidrocentralin e Ulzës dikur i quajtur “Karl Marks” u nisen nga specialistet jugosllave por u përfunduan nga  inxhinieret sovjetikë, duke e vene ne pune ne janar te 1958 me një kapacitet prej 25 mije kilovat/ore, çka asokohe dyfishoi  prodhimin e energjisë ne vend. Ndryshe nga veprat e tjera hidroenergjetike të ndërtuara më pas ne Shqipëri,  karakteristikë e hidrocentralit të Ulzës është salla e makinerive, e vendosur brenda në trupin e digës, që ka një vëllim prej 260 mijë metrash kub beton. Ne te njëjtën rrjedhe te lumit mat, u ndërtua disa vite me vone edhe Hidrocentrali i Shkopetit qe deri ne fund te viteve ‘90 njihej me emrin “Frederik Engels”. Kjo vepër hidroenergjetike prodhonte 24 mijë kw, me dy agregate. Si rezultat i ndërtimit te këtyre hidrocentraleve, janë krijuar dy liqene artificiale, ai i Ulzës dhe i Shkopetit qe shtrihet përgjatë rrugës nacionale Burrel Tirane. Ne vitet 2005-2008 Ulza dhe Shkopeti iu nënshtruan nje rikonstruksioni. Hidrocentrali i katërt dhe i peste te ndërtuar në vend janë mbi lumin Bistricë. Dy veprat energjetike Bistrica 1 dhe 2 përfunduan ne vitet 1965, 1966. Për ngritjen e këtyre veprave energjetike u angazhuan  rreth 1 300 punonjës, mes te cilëve pati edhe nga ata qe humben jetën. Ne përfundim Bistrica 1 prodhonte 22.5 mijë kw. “Bistrica 2”  funksionon me anë të ujit që e merr nga një kanal i hapur, i cili rrjedh prej hidrocentralit tjetër.  Funksionon me një turbine dhe ka një kapacitet prej 5 mije kilovat. Hidrocentrali “Bistrica 1” i është nënshtruar restaurimit ne vitet 2003-2005 me një kosto prej 13.5 milion Euro. Ndërsa për Bistricën 2 janë investuar ne 2008 6. 2 milion Euro. Uji qe shfrytëzohet për prodhimin e kësaj energjie vjen nga “Syri i Kaltër” dhe volumi i rezervuarit është 560.000 metër kub. Ne fshatin Bistrice me afro 95 familje ende shquhen ku qëndronin specialistet ceke, qe ndërtuan hidrocentralin, ndërkohe qe godina e ish administratës funksionon si shkolle. Për banoret te cilët e kane lidhur gjithë jetën me këto hidrocentrale, vendimi për privatizimin e tyre është absurd. Ky hidrocentral ka shkuar ne 1 miliard e 400 milion leke investim ne atë kohe,dhe e ka shlyer veten brenda një kohe te shkurtër. Ky hidrocentral punonte 48 ore ne muaj dhe mbulonte rrogat, shpenzimet dhe mirëmbajtjen. 28 dite te tjera te muajit punonte për shtetin, pra me fitim absolut. Sa i përket drejtuesve aspo punonjësve aktuale te hidrocentraleve, asnjë nuk pranon te komentoje vendimin e kuvendit për te nxjerre ne Pazar veprat energjetike.

TV Vizion Plus, 12.06.2011